LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Daka bisedojnë për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Kurti e Daka bisedojnë për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim Kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës.

Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim u diskutua për funksionimin e këtij institucioni dhe ngritjes së bashkëpunimit në çështjet që ndërlidhen me Qeverinë.

Në takim është thënë se, ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional.


“Daka e njoftoi kryeministrin në detyrë, Kurti, që përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës edhe pse janë ndërprerë, me vendimin e marr më 14 mars të këtij viti, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për mos-mbajtjen e tyre, KQZ është e gatshme që ta mbajë këtë proces zgjedhor”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Kurti e ka njoftuar Dakën për lirimin e masave që po i ndërmerr Qeveria ndaj COVID-19. “Koordinimi ndërinstitucional dhe respektimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët, kanë dhënë rezultatin e tyre”, ka thënë ai.

Kryeministri në detyrë Kurti në këtë takim shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për forcimin e bashkëpunimit me KQZ-në dhe nevojën që ka vendi ynë për zhvillimin demokratik të institucioneve përmes transparencës dhe pavarësisë së tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori