LAJMI I FUNDIT:

“Kurti dëshiron të tregojë se është i panënshtruar”, Murati i reagon Krasniqit: Goxha të zhgënjyer po dukeni nga rezultati

“Kurti dëshiron të tregojë se është i panënshtruar”, Murati i reagon Krasniqit: Goxha të zhgënjyer po dukeni nga rezultati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, i cili në seancën e sotme të Kuvendit duke folur për grevën në arsim tha se kryeministri Albin Kurti po dëshiron të tregojë se është i panënshtruar.

Në replikën e tij, Murati ka thënë se kjo deklaratë e Krasniqit nënkupton se tentativa e tyre ka qenë për ta nënshtruar Qeverinë e Kosovës.

E nëse ky ka qenë synimi i opozitës ndaj ekzekutivit sipas Muratit është për keqardhje pasi nga greva në arsim po humbin nxënësit dhe shteti.


“Do të doja t’i referohesha fjalimit të deputetit Krasniqi që tha se kryeministri po don të tregohet se është i panënshtruar. A i bie kjo që ju keni dashur ta nënshtroni Qeverinë se goxha të zhgënjyer po dukeni nga rezultati? Nëse ky ka qenë synimi është për keqardhje se janë humbur shumë orë e ditë të mësimit për nxënësit e ju e shikoni se a po nënshtrohet qeveria”, është shprehur ministri para deputetëve.

Tutje, ai ka pyetur opozitën se “cila është hallka e radhës shtetërore që do ta keqpërdorni në mënyrë që të tentoni ta gjunjëzoni qeverinë?”.

“Vetëm do t’i shkaktoni dëm shtetit sepse Qeveria e ka mandatin e plotë dhe më të fortë se çdo Qeveri tjetër”, ka shtuar tutje Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu

Lajme
Kalo në kategori