Kurti dënon atentatin ndaj Trumpit: Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen paqësisht

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Ish-presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ishte cak i një atentati në një tubim në Pensilvani. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti në një reagim në “X” ka shkruar se bashkohet me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit ndaj Trump.
“Unë bashkohem me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë”, ka shkruar Kurti.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































