Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe anëtarin Boshnjak të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Sefik Dzaferovic.
Sipas njoftimit të bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se, Kurti dhe Dzaferovic konstatuan se ideja e shkëmbimit territorial në mes Kosovës dhe Serbisë është e rrezikshme.
Më tej në njoftim thuhet se ata diskutuan në lidhje me situatën me COVID-19, në vendet respektive, duke i komunikuar njëri-tjetrit masat që qeveritë e dy vendeve kanë ndërmarrë në luftimin dhe menaxhimin e përhapjes së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
“Ata biseduan për marrëdhëniet bilaterale, lëvizjes së lirë të mallrave dhe të personave në mes dy shteteve. Me këtë rast, Dzaferovic falënderoi kryeministrin në detyrë Kurti për vendimin për largimin e tarifës 100% ndaj mallrave nga Bosnjë dhe Hercegovina. Kryeministri në detyrë Kurti tha se Republika e Kosovës nuk duhet ta trajtojë dhe nuk do ta trajtojë njësoj Bosnjën dhe Hercegovinën sikurse Serbinë.
Të dy konstatuan se kërcënimi më i madh me të cilin përballemi në dy vendet është lloji i politikës që nuk pati sukses gjatë luftës në vitet 90-ta, dhe se ideja e shkëmbimit territorial në mes Kosovës dhe Serbisë është e rrezikshme pasi e njëjta na kthen në vitet e 90-ta”, thuhet në njoftim.
Në fund, kryeministri në detyrë Kurti dhe kryetari i Presidencës Dzaferovic theksuan dhe u pajtuan se bashkëpunimi në nivel kulturor dhe historik duhet të forcohet, derisa ripërsëritën zotimin se Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovina mbeten të përkushtuara në anëtarësimin e tyre në NATO dhe Bashkimin Evropian./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri