LAJMI I FUNDIT:

Kurti bashkë me ministrat në detyrë vizitojnë RTK-në

Kurti bashkë me ministrat në detyrë vizitojnë RTK-në

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton RTK-në bashkë me ministrat në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ajo e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,  Rozeta Hajdari dhe zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Aty, u takuan së bashku me Ngadhnjim Kastratin, Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së dhe Lorik Arifaj i autorizuar me përgjegjësi të drejtorit të televizionit.

“Publikja është vlerë për këtë Qeveri. Në kohë të pandemive asaj i shtohet me vëmendjen edhe përgjegjësia. Prandaj, bashkëpunimi mes institucioneve qeveritare dhe transmetuesit publik duhet të bëhet për ta luftuar të vetmin armik të përbashkët që e kemi, i cili është i padukshëm, virusin Corona. Në rast se ky armik bëhet i dukshëm atëherë një hallkë diku ka dështuar.


Transmetuesi publik është duke luajtur detyrë të rëndësishme me transmetimin e mësimit online, ku është vendosur orari fiks i mësimit.

Nga ora 09:00 deri në ora 16:00, në RTK4, mund të ndiqet mësimi në distancë në gjuhën amtare dhe RTK2 e transmeton mësimin në gjuhën boshnjake e turke. Transmetimi i mësimeve është i rëndësishëm edhe për fëmijët tanë në diasporë të cilët do të kenë rastin t’i ndjekin ato në gjuhën amtare.

Është shumë me rëndësi ta parandalojmë virusin. Kushtet jo të mira që i kemi gjetur si qeveri na e pamundësojnë të kemi luksin që të mendojmë se mund ta trajtojmë dikë ashtu siç e meriton nëpër spitalet tona. Prandaj, fushatat dhe thirrjet për të qëndruar në shtëpi, të mbajmë distancën e për të qëndruar të pastër janë jetike.”, thuhet në komunikatë.