Kryeministri Albin Kurti, pak para fillimit të seancës së Kuvendit për mocionin e mosbesimit ka rikujtuar të gjitha masat që i ka marrë Qeveria për parandalimin e coronavirusit.
Kurti në një postim në rrjetin social Facebook tha se presidentii Thaçi nuk pati të drejtë të dorëzojë në Kushtetuese vendimin për kufizimin e lëvizjes së lirë.
“Me vendimin e saj të ditës së hënë, Qeveria e Republikës së Kosovës, me një votë gati unanim, miratoi masa të reja të rekomanduara nga Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, për të fituar sa më bindës dhe sa më shpejt betejën tonë të përbashkët kundër virusit COVID-19. Po të njëjtën natë, presidenti i Republikës së Kosovës ndërmori një hap të paprecedentë dhe të papërgjegjshëm por, fatkeqësisht, jo edhe të papritur, duke iu bërë thirrje qytetarëve dhe zyrtarëve policorë që të rezistojnë zbatimin e Vendimit të Qeverisë dhe, në këtë mënyrë, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin publik të qytetarëve dhe banorëve të Republikës sonë. Ndërsa, dje në mëngjes, presidenti vazhdoi edhe më tej betejën e tij kundër rekomandimeve të IKShP-së, duke e kontestuar Vendimin e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në shkrimin e kryeministrit.
Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të mos ndikohen nga politika, por të vazhdojnë të respektojnë masat dhe rregullat e vendosura nga qeveria dhe institucionet shëndetësore.
“Sipas ekspertëve të IKShP-së, po hyjmë në dy javët më kritike, kur rreziku për përhapjen e përshpejtuar të virusit është në nivelin më të lartë. Kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë: Nuk ka vend për panik. Mirëpo, në javët që vijnë, më shumë se kurrë, duhet secili prej nesh, institucionet edhe qytetarët, të veprojnë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve. Në kohë amullie si kjo është me rëndësi jetike që të mos harrojmë se të gjithë duhet të jemi duke luftuar armikun e njëjtë e që është Virusi COVID-19. Ne do të vazhdojmë me punën tonë në raport me menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate, pavarësisht veprimeve të presidentit, derisa të sigurohemi që do të dalim shëndetshëm e sigurt prej saj. Mos lejoni t’ju ndikojnë apetitet politike, por rrini nëpër shtëpitë e juaja, lani duart dhe bëni kujdes me distancën”, thotë Kurti.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Me vendimin e saj të ditës së hënë, Qeveria e Republikës së Kosovës, me një votë gati unanim, miratoi masa të reja të rekomanduara nga Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, për të fituar sa më bindës dhe sa më shpejt betejën tonë të përbashkët kundër viru sit COVID-19. Po të njëjtën natë, presidenti i Republikës së Kosovës ndërmori një hap të paprecedentë dhe të papërgjegjshëm por, fatkeqësisht, jo edhe të papritur, duke iu bërë thirrje qytetarëve dhe zyrtarëve policorë që të rezistojnë zbatimin e Vendimit të Qeverisë dhe, në këtë mënyrë, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin publik të qytetarëve dhe banorëve të Republikës sonë. Ndërsa, dje në mëngjes, presidenti vazhdoi edhe më tej betejën e tij kundër rekomandimeve të IKShP-së, duke e kontestuar Vendimin e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Përkundër gabimeve elementare juridike dhe pretendimeve që nuk qëndrojnë fare, të bëra nga presidenti në kërkesën e tij, unë dhe Zyra ime dërguam përgjigje në kërkesën e presidentit mbrëmë para orës 22:00, në të cilën përgjigje kemi sqaruar qëndrimin tonë në lidhje me argumentimin prima facie të kërkesës, pretendimin e presidentit për dëmin e pariparueshëm si dhe në lidhje me interesin publik. E kemi bërë të qartë konsiderimin tonë se Rregullorja e Punës së Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar qartë në Rregullin 57.4 shkronjat (a), (b) dhe (c) se në mënyrë kumulative duhet plotësuar kriteret e përcaktuara me këtë dispozitë. Presidenti në këtë rast duhet në mënyrë kumulative (1) të ndërtojë prima facie rastin, (2) të dëshmojë se ekzekutimi i vendimit i shkakton dëm të pariparueshëm dhe (3) të dëshmojë se masa e përkohshme është në interesin publik. Marrë parasysh që presidenti si palë në procedurë nuk e ka plotësuar asnjërin nga të tri kushtet të cilat kërkohet të plotësohen në mënyrë që Gjykata të aprovojë kërkesën për masën e përkohshme, ne kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta refuzojë kërkesën në lidhje me vendosjen e masave të përkohshme.
Si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk kam përgjegjësi më të lartë dhe më të rëndësishme sesa mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve të vendit. Prandaj unë, bashkë me të gjithë Qeverinë time, jemi zotuar se do të veprojmë në përputhje të plotë me rekomandimet e ekspertëve të IKShP-së dhe, në veçanti, të drejtorit të tij, prof. Dr. Naser Ramadani. Lufta e presidentit kundër këtyre rekomandimeve ka ardhur në kohën më të papërshtatshme të mundshme. Sipas ekspertëve të IKShP-së, po hyjmë në dy javët më kritike, kur rreziku për përhapjen e përshpejtuar të virusit është në nivelin më të lartë. Kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë: Nuk ka vend për panik. Mirëpo, në javët që vijnë, më shumë se kurrë, duhet secili prej nesh, institucionet edhe qytetarët, të veprojë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve.
Në kohë amullie si kjo është me rëndësi jetike që të mos harrojmë se të gjithë duhet të jemi duke luftuar armikun e njëjtë e që është Virusi COVID-19. Ne do të vazhdojmë me punën tonë në raport me menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate, pavarësisht veprimeve të presidentit, derisa të sigurohemi që do të dalim shëndetshëm e sigurt prej saj. Mos lejoni t’ju ndikojnë apetitet politike, por rrini nëpër shtëpitë e juaja, lani duart dhe bëni kujdes me distancën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë