LAJMI I FUNDIT:

Kursi i këmbimit në Shqipëri, Euro bie për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve

Kursi i këmbimit në Shqipëri, Euro bie për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve

Kursi i këmbimit të euros ka rënë për herë të parë zyrtarisht poshtë kufirit të 100 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane u këmbye sot me 99.95 lekë, duke prekur një minimum të ri historik.

Qysh prej muajit maj, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit valutor për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë vlerës së 100 lekëve. Megjithatë, pavarësisht blerjeve direkte të Bankës së Shqipërisë dhe kontakteve të saj të shpeshta me bankat tregtare për të mos lejuar një zhvlerësim të euros përtej këtij caku, edhe barriera e 100 lekëve është thyer ditën e sotme.


Sezoni veror shoqërohet me presione të shtuara për zhvlerësimin e euros, për shkak të pikut të sezonit turistik. Banka e Shqipërisë u përpoq t’i paraprinte qysh në fillim të sezonit këtij efekti, duke përcjellë edhe një mesazh për aktorët e tregut. Banka qendrore kishte arritur me sukses ta mbajë kursin sipër nivelit të synuar, deri ditën e sotme.

Megjithëse rënia e euros poshtë kufirit të 100 lekëve ka një domethënie simbolike, shkalla e luhatjes së kursit ngelet brenda niveleve që mund të korrigjohen me një ndërhyrje të radhës së Bankës së Shqipërisë.

Deri tani, banka qendrore nuk ka publikuar informacion lidhur me sasinë e blerjeve valutore direkte për të mos lejuar mbiçmimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit.

Historikisht, presionet sezonale mbi kursin arrijnë nivelin maksimal mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, megjithëse në dy vitet e fundit ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë dhe disa valë paniku afatshkurtra që kanë përfshirë tregun e kanë thyer disi dinamikën normale të tregut.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë e ka frenuar ritmin e rënies vjetore të kursit të këmbimit. Aktualisht, kursi euro-lek është në rënie me afërsisht 3.8% krahasuar me një vit më parë.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë është motivuar në funksion të objektivit ligjor të inflacionit. Inflacioni prej disa muajsh ka zbritur poshtë objektivit prej 3% dhe në muajin korrik, sipas INSTAT, ishte në nivelin 2.1%.

Në kushte të tilla, përpjekja e Bankës së Shqipërisë për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të lekut tenton të zbusë efektin dizinflacionist të kursit të këmbimit mbi komponentin e importuar të çmimeve.

Prej vitit 2020, kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me pothuajse 20%. Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo rënie i detyrohet kryesisht rritjes së shpejtë të sektorit të turizmit dhe rritjes së investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme.

Forcimi i lekut e ndihmoi ekonominë shqiptare të përballonte me pasoja më të zbutura valën inflacioniste të vitit 2022. Gjithashtu, forcimi i lekut në përgjithësi vlerëoshet të ketë luajtur një rol pozitiv në stabilitetin financiar, duke rritur aftësinë paguese të huamarrësve në euro, me të ardhura në lekë.

Por, ky forcim ka dhënë efekte të dukshme negative në sektorët eksportues të ekonomisë. Fasoneria ka pësuar goditjen më të fortë, por edhe sektori i turizmit ka humbur në konkurrueshmëri dhe është detyruar ta kompensojë rënien e kursit të euros me rritje të çmimeve, raporton Monitor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori