Jemi të sigurt që njiheni mirë me dashurinë e motrave Kardashian për të ndryshuar thuajse çdo ditë diçka nga pamja e tyre

Fiksimit të Khloe-s dhe Kylie-it për të ndryshuar ngjyrën e flokëve, i është bashkuar edhe Kim!


Krejt papritur, ylli i Instagram-it braktis flokët e errët për t'u kthyer në bionde. Ose më saktë, ngjyrës së mjaltit.

image 3

Tone të ngrohta që përshtaten mrekullisht mirë dhe të zgjojnë krejt papritur dëshirën për të lyer flokët!

Gjithsesi, ekziston shumë mundësia të jenë thjesht një palë paruke, e dedikuar për ndonjë set fotografik, por as ndryshim i vërtet nuk përjashtohet.

785 0 5e42eac229127

Sidoqoftë, kjo s'është hera e parë për Kim-in që shndërrohet në bionde (nëse mund ta quajmë të tillë).

Në 2013-in, gjatë fillimeve të romancës me Kanye-n, Kim u shfaq me flokët me ombre, që për hir të së vërtetës qëlluan ogur i mirë.

785 0 5e42eac18d33f