Site icon Telegrafi

Kur nëna kujdeset tepër për fëmijën: Kjo nuk është dashuri, është problem!

A jeni prind i cili me fëmijën e vet bën çdo detyrë shtëpie, në vend që të fëmijës i zgjidh problemet në shkollë dhe problemet me miqtë dhe kontrollon çdo hap të tij?

Ky model kujdesi prindëror është i dëmshëm edhe për prindërit edhe për fëmijët.

Prindërit janë non-stop të brengosur dhe të ngarkuar me dëshirën që nga çdo gjë ta mbrojnë fëmijën e vet.

Hulumtimet serioze thonë që ky stil i kujdesit prindëror është i dëmshëm për fëmijët për shkak që në këtë mënyrë dërgojmë porosinë se nuk kemi besim tek ata, që nuk u besojmë mjaftueshëm që ata vetë të bëjnë diçka të mirë, prandaj për këtë shkak gjithmonë duhet të ndërhyjë patjetër njëri ndër prindërit.

Nga ana tjetër, nuk është mirë për shkak që fëmijët patjetër duhet të mësohen që nga vegjëlia me një lloj pakënaqësie si pjesë përbërëse e jetës, transmeton Telegrafi.

Dashurën e prindit ndaj fëmijës dhe brengosjen e tij nuk mund ta kuptojë ai që nuk e ka ndjerë dhe përjetuar. Mirëpo, ekspertët thonë që ekziston kufiri midis kujdesit dhe brengosjes së tepruar.

Prindi duhet të jetë i përfshirë në jetën e fëmijës së vet, duhet të jetë i interesuar për gjërat që i ndodhin atij, mirëpo, gjithashtu duhet përgatitur edhe fëmijën edhe veten që është normale të ndodhin gabime, që është normale që ekziston pakënaqësia dhe që nuk mund t’i marrë të gjitha të gatshme.

Si për çdo gjë në jetë, më së vështiri është gjetja e ekuilibrit, mirëpo ekuilibri nevojitet për optimalen midis kontrollit dhe kujdesit prindëror dhe asaj që quhet prind i angazhuar dhe i shëndetshëm.

Nëse nuk jeni të sigurt ku është kufiri dhe si të gjendet ekuilibri, mos hezitoni dhe kërkoni ndihmën e pedagogut ose psikologut, në mënyrë që fëmijës tuaj t’i mundësoni rritje normale, zhvillim dhe pavarësim. /Telegrafi/

Exit mobile version