Në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës Premier, Chelsea dhe Arsenal barazuan 1-1 në një përballje të fortë ku nuk munguan tensioni dhe emocionet.

Chelsea luajti me 10 lojtarë për gati një orë pas kartonit të kuq të Moises Caicedo, por megjithatë arriti të rezistojë dhe të marrë një pikë kundër liderëve të kampionatit. Pas kësaj sfide, trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, foli për performancën e skuadrës.


"Unë mendoj se treguam se po shkojmë në drejtimin e duhur. Performanca ka qenë fantastike. Kundër Arsenal, 11 vs 11, ishim një skuadër më e mirë, dhe edhe me 10 lojtarë, e përballuam situatën në mënyrë të jashtëzakonshme".

"Ne përpiqeshim të shfrytëzonim hapësirat më të mira, sidomos për Malo [Gusto] dhe Estevao në atë anë. Edhe pse nuk fituam, mund të jemi të kënaqur me atë që treguam".

"Duhet të dyfishosh përpjekjet, kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk ndryshuam shumë në lojën me topin; ideja jonë ishte e njëjtë edhe në lojën e hapur".

"Mendoj se jemi më mirë se sezonin e kaluar dhe më afër objektivave tona. Do të shohim në shkurt dhe mars se ku jemi dhe pastaj do të vlerësojmë synimet tona", deklaroi Maresca për Sky Sports.

Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet gjashtë pikë pas Arsenal, ndërsa Manchester City i ka kaluar ata pas fitores ndaj Leeds, duke u afruar në pesë pikë larg kryesuesve. /Telegrafi/

telegrafi sport app