Kur është shorti për Kupën e Botës “Katar 2022”? Vazot, datat, ekipet e kualifikuara dhe gjithçka çfarë duhet të dini

Rruga drejt Kupës së Botës në Katar po hyn në fazën e saj të fundit. Mbetet për t'u ditur tani vetëm fati i skuadrave që janë kualifikuar në botëror, kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve dhe kalimet dhe përplasjet e mundshme me të cilat do të përballen në fazën eliminatore.
Një nga momentet më emocionuese në botën e futbollit është ky short që, një herë në katër vjet, e sjell planetin në një ndalesë, në mënyrë që tifozët nga të gjitha anët e botës të mund të zbulojnë fazën e fundit të grupeve.
Kur hidhet shorti i Kupës së Botës në Katar?
Shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës “Katar 2022” do të hidhet nesër (e premte), më 1 prill në orën 12:00, në një ngjarje gala që do të mbahet në Qendrën e Ekspozitave dhe Konventave në Doha të Katarit.
Shorti do të përcaktojë përbërjen e tetë grupeve me katër skuadra që do të përbëjnë fazën e parë të Botërorit të Katarit.
Pasi 32 skuadrat të jenë ndarë në tetë grupe, do të jetë koha për të parë fazën eliminatore, pasi tashmë është përcaktuar edhe orari i ndeshjeve. Fituesi i grupit A do të përballet me të dytin e grupit B, i dyti i grupit A me fituesin e grupit B dhe kështu me radhë me pjesën tjetër të grupeve CD, EF dhe GH.
Skuadrat e kualifikuara për Botërorin 2022Katari Gjermania Danimarka Brazili Franca Belgjika Kroacia Spanja Serbia Anglia Zvicra Holanda Argjentina Irani Koreja e jugut Japonia Arabia Saudite Ekuador Uruguai Kanadaja Gana Senegali Portugalia Polonia Maroku Tunizia KameruniVazot për Kupën e Botës në Katar
Katari, si mikpritës, do të vendoset dhe do të caktohet direkt në slotin A1, pra do të luajë në Grupin A. Shtatë skuadrat e tjera të ndara do të jenë shtatë skuadrat me renditjen më të lartë të FIFA-s.
Vendet që zënë pozicionet 8-15 në renditje do të vendosen në vazon 2, ndërsa ato të renditura 16-23 me pozicionin më të mirë do të vendosen në vazon 3. Së fundi, vazo 4 do të përfshijë skuadrat e renditura 24-28, ku do të përfshijnë dy fituesit e “play-off”-it ndërkontinental dhe fituesin e mbetur të “play-off”-it të UEFA-s (Uellsi kundër fituesit të ndeshjes Skoci-Ukrainë).
VAZO 1Katari Belgjika Brazili Franca Argjentina Anglia Spanja PortugaliaVAZO 2Danimarka Holanda Gjermania Meksikë* Shtetet e Bashkuara të Amerikës* Zvicra Kroacia Uruguai
(*) nënkupton ekipet nëse kualifikohen drejtpërdrejt.
VAZO 3Senegali Irani Japonia Maroku Serbia Polonia Koreja e jugut Tunizia apo Kanadaja
Skuadra e parë në renditje më 31 mars, Kanadaja ose Tunizia, do të jetë në vazon 3.
VAZO 4“Play-off”i Azi-Conmebol “Play-off”-i Oqeani-Concacaf Një vend nga fituesi i ndeshjes mes Uellsi kundër Skoci ose Ukrainë Arabia Saudite Ekuadori Gana Kameruni Tunizia apo Kanadaja
Formati dhe orari i Kupës së Botës “Katar 2022”
Kupa e Botës në Katar, me 32 skuadra, do të mbajë një format klasik me tetë grupe me nga katër skuadra që do të luajnë tre ndeshje mes vete. Dy fituesit e parë nga secili grup do të kalojnë në raundin e 16-të dhe do të përballen me njëri-tjetrin në formatin e mëposhtëm: A vs B, C vs D, E vs F dhe G vs H.
Në Kupën e Botës, ndryshe nga sa ndodh në Kampionatin Evropian, ka një ndeshje shtesë, ndeshjen e vendit të tretë dhe të katërt që luajnë dy skuadrat që humbasin në gjysmëfinale. Kjo ndeshje luhet një ditë para finales.
Faza e grupeve: Nga 21 nëntor deri më 2 dhjetorRaundi i 16: 3 deri më 6 dhjetorÇerekfinalet : 9 dhe 10 dhjetorGjysmëfinalet: 13 dhe 14 dhjetorVendi i tretë dhe i katërt: 17 dhjetorFinalja: 18 dhjetor/Telegrafi/























































