Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e hani në mëngjes ose në mbrëmje

Mjalti përmban shumë vitamina dhe minerale të dobishme që kanë një efekt shërues, por nuk ka rëndësi në cilën orë të ditës e konsumoni
Për shkak të vetive të tij antibakteriale, mjalti konsiderohet gjithashtu një nga përbërësit aktivë më të njohur që forcon sistemin imunitar, eliminon kollën dhe lehtëson dhimbjet e fytit.
Edhe pse praktikisht është sinonim i ndihmës për disa probleme shëndetësore, ngrënia e mjaltit nuk është vetëm e dobishme për sëmundjet, por mund të konsumohet çdo ditë.
Por cilat janë përfitimet e shijimit të mjaltit në periudha të ndryshme të ditës?
Përfitimet e konsumimit të mjaltit në mëngjes
Një gotë me ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon konsiderohet si një eliksir i shëndetit, i cili gjithashtu ka shumë përfitime për mirëqenien shëndetësore.
Nëse merrni mjaltë në mëngjes, ai mund t’ju ndihmojë të rrisni nivelet e energjisë, prandaj disa nutricionistë e rekomandojnë atë në mëngjes.
Gjithashtu, ngrënia e mjaltit në mëngjes ndihmon për ta bërë lëkurën më të bukur dhe trupin të hidratuar, por edhe nëse dëshironi të hiqni kilogramët e tepërt, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu:
▪ përmirëson tretjen
▪ mbron nga infeksionet virale dhe ftohjet
▪ redukton reaksionet e mundshme alergjike
▪ largon toksinat nga trupi
Çfarë mund të prisni nëse konsumoni mjaltë në mbrëmje?
Nëse e shijoni mjaltin në mbrëmje, ai mund t’ju ndihmojë të rigjeneroheni pas një dite të vështirë. Ndër të tjera, mjalti është një përforcues natyral i energjisë, që do të thotë se rikthen ose rrit shpejt energjinë.
Nëse konsumoni mjaltë para gjumit në një pije të ngrohtë, ai mund t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe më paqësisht. Konsumimi i mjaltit para gjumit është gjithashtu i dobishëm në humbjen e peshës së tepërt dhe gjithashtu balancon disa kushte shëndetësore si refluksi i acidit dhe presioni i lartë i gjakut. Ndër të tjera, ai gjithashtu ul rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe përfiton shëndetin e mëlçisë.
Para ose pas aktiviteteve sportive
Mjalti konsiderohet një burim i pasur i karbohidrateve dhe sheqerit natyral, të cilin shumë e marrin kur janë të rraskapitur dhe të lodhur. Disa njerëz që merren me palestër dhe aktivitete sportive konsumojnë mjaltë para ose pas stërvitjes, si një alternativë ndaj pijeve të ëmbla energjike ose si një shtesë për përzierjet e proteinave.
Konsiderohet si një suplement i mirë ushqimor për pas stërvitjes, sepse përthithet lehtësisht nga trupi dhe ndihmon në rikthimin e muskujve pas stërvitjes.
Gjithashtu, për shkak të efekteve të rritjes së energjisë, mund të përmirësojë efikasitetin e stërvitjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Interpretimi i pasqyrës së gjakut: Çfarë kuptimi kanë ato shkurtesa dhe në çfarë udhëzojnë vlerat e tyre!

Mos neglizho simptomat! Anemia nuk është thjesht lodhje – është një alarm nga trupi yt

Si t’i pastroni organet nga toksinat dhe të mos sëmureni apo ndiheni të lodhur më asnjëherë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm