Pavarësisht së shënoi 41 gola, Robert Lewandowski ka humbur garën me Erling Haaland si lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga.

Polaku e fitoi titullin e kampionit me Bayern Munich, ndërsa e theu edhe rekordin e Gerd Muller për numrin e golave ​​të shënuar në një sezon të vetëm, i cili qëndronte që nga viti 1971/72.


Ai shënoi 41 golat në 29 paraqitje, por nuk ishin të mjaftueshme.

i 2

Në vend të tij, Erling Haaland mori çmimin pasi ai kishte shënuar 27 golat në 28 ndeshje.

"Është nder për tu vlerësuar ‘Lojtari i sezonit në Bundesliga’. Një arritje jo vetëm e imja, por edhe e gjithë familjes Borussia Dortmund. Ne ​​e fituam këtë çmim së bashku!", ka shkruar norvegjezi.

Haaland mori 50 për qind të votave, duke e marrë çmimin nga Lewandowski , i cili e kishte fituar atë në sezonin paraprak 2019/20. /Telegrafi/

telegrafi sport app