Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Odës Ekonomike të Kosovës me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe ka theksuar se të tri këto institucione kanë kundërshtar të përbashkët papunësinë dhe nivelin jo të volitshëm ekonomik.
“Kemi pasur takim mjaftë pragmatik ku u prekën çështjet që kanë të bëjnë me proceset ekonomike, çka duhet bërë që zhvillimi ekonomik të jetë prioritet dhe si të avancohen të arriturat, në veçanti sa i përket legjislacionit, realizimi i MSA-së dhe falënderojmë ministrin Hoti për pakon fiskale dhe angazhimin e tij që një pako e tillë të jetë e debatuar dhe të krijon lehtësira shumë të mëdha për bizneset”, theksoi Gërxhaliu.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se shkas i vizitës është lansimi i projektit të unifikimit të numrit të biznesit që mundëson nga katër numra biznesi të ketë një numër unik të biznesit.
“Gjatë bisedës ne shfrytëzuam rastin që të bisedojmë edhe për projekte te tjera, pasi që siç e dini shumë shpejtë fillon implementimi i MSA-së dhe me ketë rast MTI ka filluar kampanjën e informimit të bizneseve për kërkesat dhe benifitet që dalin nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje”, tha ministrja Bajrami.
Ajo theksoi se janë edhe dy projekte të rëndësishme të cilat janë duke i realizuar me partnerët financiar ndërkombëtar siç janë certifikimi e produkteve për standardet e cilësisë i kualitetit me të cilën do tu ndihmohet ndërmarrjeve të cilat janë duke prodhuar me një certifikimi të kualitetit dhe për fazën e dytë të granteve të cilat do të realizohen në bashkëpunim me donator.
Kurse, ministri i Financave Avdullah Hoti tha se takimi i sotëm është vazhdimësi e takimeve dhe bashkëpunimit të mirë në mes të ministrive dhe OEK-ut. “Kam thënë disa herë dhe po e përsërisë se suksesi i Odës Ekonomike, anëtarëve të saj është sukses i Qeverisë së Kosovës, është sukses i ynë i përbashkët”, theksoi Hoti.
Ai tha se i ka informuar të pranishmit në takim për disa nga çështjet të cilat MF do të punojmë gjatë këtij viti. “Përmes platformës së investimeve planifikojmë të investojmë rreth 520 milion euro, në projektet e ndryshme të cilat janë aprovuar në Qeveri dhe të cilat shpejtë do ti mundësojmë përmes kredive ndërkombëtare për biznese vendore dhe ndërkombëtare”, tha ministri Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit