Marash Kumbulla ka bërë një debutim ëndrrash në Ligën e Evropës, pasi në ndeshjen e parë jashtë Italisë arrin të shënojë gol.

Ky ishte edhe goli i parë me fanellën  e Romës për mbrojtësin shqiptar që i dha tri pikët e para skuadrës italiane në Evropë këtë sezon.


Në një intervistë për Sky Sport pas përfundimit të ndeshjes, Kumbulla ka rrëfyer emocionet e golit.

“Ishte një debutim i pabesueshëm, shënova dhe falë golit tim fituam. Jam më i lumtur me ekipin sesa me golin personal”.

“Në pjesën e parë ata bënë më shumë presion, ne luftuam por kjo është normale në këtë fushë. Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë kontroll të lojës dhe më shumë shanse”.

48884706 scaled 1

“A jam ndjerë gati për kalimin te Roma? Kjo falë vetëm ekipit, trajnerit dhe stafit që më bëri të integrohem menjëherë: pa to nuk do të ishte e mundur. Golin ia dedikoj skuadrës, ne fituam në një fushë të vështirë”, ka thënë Kumbulla. /Telegrafi/

telegrafi sport app