Kumanovë, lagje të zhytura në mjerim të skajshëm dhe papunësi (Foto/Video)

Në Kumanovë lagjja “Sredorek” është e ndryshme nga të tjerat, për arsye se është e banuar nga popullsi rome. Banorët romë deklarojnë se janë të papunë, ndjehen të diskriminuar në të gjitha sferat e jetës dhe jetojnë në varfëri e mjerim të skajshëm. Romët janë gjithashtu shumë të revoltuar me politikanët, respektivisht përfaqësuesit e partive politike të cilët i vizitojnë ata vetëm para zgjedhjeve.
Përveç banorëve që u shprehën në videon e mësipërme, Senada Bekiri, 31 vjeçare deklaroi “Në një dhomë a jetohet?! As oborr as asgjë nuk kam, shiko ku jetoj! Edhe atë, dy fëmijë i ruaj të paralizuar. Mbijetoj vetëm me paratë e ndihmës për dy fëmijët… E pastaj ata thonë në lajme se i ndihmojnë të rrezikuarit! Çka ndihmojnë?! Pse nuk vijnë të më ndihmojnë diçka dhe të na japin ashtu banesa si në qytetet tjera. Për këtë unë nervozohem, kam pyetur, në fund ata i mbushin xhepat, neve aspak nuk na ndihmojnë.”
“Këtu në “Sredorek” asnjë njeri nuk ka kushte siç duhet. I tërë “Sredoreku” është katastrofë. Vërtetë jemi njerëz të rrezikuar, pa punë. Në këtë dhomë jetojmë 8 anëtarë. Bashkëshorti punon privat, kur gjen punë me drunj. Në rregull unë jam e sëmurë nuk më punësojnë, por i kemi fëmijët të rritur, ata mund t’i punësojnë.”-tha Zemrije Emini për Portalb, “Unë jam e sëmurë tashmë 20 vjet nga gusha, por më dëbojnë nga spitali. Ja i kam ndërprerë të gjitha terapitë dhe vetëm barëra pij, pra nuk kam para as për ti paguar kontrollet mjekësore.”
Banorët janë të dëshpëruar nga politikanët maqedonas, të cilët, siç thonë ata, deri tani i kishin votuar dhe planifikojnë që tani e tutje të votojnë për shqiptarët, pasi shqiptarët ndryshe nga bashkëqytetarët maqedonas sillen më mirë ndaj tyre dhe iu ndihmojnë.
“Unë i ushqej fëmijët nga ju. Kam punuar te Bashkimi, te Dritoni, te Rizai… fëmijët e mi janë rritur nga ju. Sa për maqedonasit kot. Kur të ketë zgjedhje do të vijnë këtu, do të na thonë “vëlla, vëlla” derisa t’i marrin votat e pastaj asgjë. Unë kam dëshirë të madhe të jetë presidenti shqiptar, po edhe kryeministri. Duhet të jemi të sinqertë e do të votojmë për mysliman, si mysliman që jemi. Këta VMRO, LSDM të gjithë janë hajdutë! Kur shkojmë në shtëpi shqiptare të lypim bukë apo çfarëdo qoftë, na japin, e dij unë, po kur shkojmë tek maqedonasit na dëbojnë e na ofendojnë.”-tha Safet Bekteshi, 48 vjeçar, “Këtu ka nga të tanët që janë mirë: ai në punë, bashkëshortja në punë, reja në punë, të gjithë në punë, por për të tjerët nuk mendojnë.”
“Pse për shembull shqiptarët dhe maqedonasit ta kalojnë kufirin, kurse ne romët jo. Cili ligj e parasheh këtë, po edhe nëse ka ligj a nuk duhet të vlejë për të gjithë?! Shembull kam familje, dua të shkoj tek motra për ta parë, por nuk më lejojnë. Ndërsa pasaportën e paguaj për shtetin a shteti nuk më lejon të shkoj në Evropë.”-tha një tjetër banor.
Ndryshe, sipas Nenit 9 të Kushtetutës, qytetarët e RM-së janë të barabartë në liritë dhe të drejtat pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja kombëtare dhe sociale, bindja politike dhe fetare, pozita pronësore dhe shoqërore. Qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës