LAJMI I FUNDIT:

Kumanova futet në karantinë

Kumanova futet në karantinë

Qeveria Maqedonisë vendos që Komuna e Kumanovës nga sot të hyjë në karantinë.

Nga sonte prej orës 21:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit Kumanova do të jetë në karantinë, deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Ndërsa çdo ditë tjetër nga ora 16:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit Kumanova gjithashtu do të jetë e bllokuar. Praktikisht do të vlejë ora policore për këtë rajon më herët nga rajonet e tjera.


Megjithatë, pavarësisht kësaj të gjithë ata që kanë leje për të shkuar në vendet e tyre të punës do të mund të lëvizin pa ndonjë problem. Vlejnë të njëjtat rregulla të parapara për orën policore.

Më herët Shtabi komunal i krizës në këtë qytet ka kërkuar veprim të menjëhershëm futjen e qytetit në karantinë të plotë me protokolle të përcaktuara saktësisht për sjelljen e institucioneve, qytetarëve dhe personave juridikë me pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytet si dhe masa më rigoroze për kufizim.

Maqedoni: 46 raste të reja, dy të vdekur dhe tre të shëruar në 24 orët e fundit
Lexo po ashtu Maqedoni: 46 raste të reja, dy të vdekur dhe tre të shëruar në 24 orët e fundit

Deri më sot në Komunën e Kumanovës janë regjistruar 85 persona të infektuar me coronavirus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori