Kulusevski arrin në Torino, nesër për teste mjekësore te Juventusi

Dejan Kulusevski ka mbërritur në Torino, të mërkurën në mbrëmje ku të nesërmen pritet t’i kryej testet mjekësore.
Në mbrëmje, mesfushori sulmues i lindur në vitin 2000 arriti në Torino dhe nesër ai do t’i kryejë vizitat mjekësore në Juventus, saktësisht në J Medical.
Kulusevski është blerë nga Atalanta për 35 milion euro plus, 9 milionë euro tjera bonuse.
Ai do të nënshkruajë kontratë për pesë vjet, me pagë prej 2.5 milionë euro në sezon.
Sidoqoftë, suedezi mund të bashkohet me Juventusin nga sezoni i ardhshëm, duke mbetur në huazim te Parma deri në fund të kampionatit aktual. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































