LAJMI I FUNDIT:

Kulturë kemi edhe ne

Kulturë kemi edhe ne

Pas njëzet vjetëve, e kam një ndjenjë se gjërat funksionojnë më mirë dhe se qytetarëve të Kosovës u është kthyer paksa shpresa. Qeveritë e kaluara ishin sikur një televizor pa ngjyra që kishte fotografi të turbullt dhe shpesh herë duhej qëlluar anash që t’i kthehej sinjali. Investuam shumë në të duke e riparuar vazhdimisht, e ai vazhdonte të punonte sipas tekave të veta. Me Qeverinë e re kam përshtypjen se jemi rehatuar së paku në aspektin e qartësisë së programeve dhe reagimeve ndaj kërkesave tona. Edhe pse pak skeptik, por përmbajtja dhe cilësia mbeten të shihen. Por, nuk e kam shumë hallin e tyre. Vetëdija e qytetareve është ajo që më shqetëson.

Meqë politika nuk është fushëveprimi im, në këtë shkrim dua të shtjelloj dy çështje tjera që lidhen me progresin tonë si shoqëri. Shpëlarja e trurit nga mjetet e informimit dhe nxitjet populiste e partiake më shtyjnë që përmes këtij artikulli të tentoj t’ju ndihmoj të dilni nga ky iluzioni që e mban shoqërinë tonë mbrapa e të pazhvilluar. E panjohura krijon konfuzion, ndaj është mirë që informacionet që i marrim t’i analizojmë nga perspektiva individuale duke e aplikuar praktiken e mendimit racional. Për ata që nuk lexojnë më shumë se dy paragrafë, ju kërkoj falje që duhet ta zgjas pak, por qysh tani them se porosia e këtij artikulli është që ndryshimin e bëjmë ne populli e jo Qeveria e as Amerika.

Më lejoni që të lëvizi pak në kohë, që argumentet e mia të marrin kuptim. Dua t’ju sfidoj me pyetjen nëse e dini se cili është dallimi mes njeriut të shpellës dhe njeriut të ditëve të sotme? Në fakt është vetëm makina që ky i fundit e ngasë. Të jem më konkret, pyetja është se çka kanë të përbashkët njeriu i shpellës me njeriun e ditëve të sotme? Përgjigjja është kulturën dhe besimin. Kaq.


Si definicion: Kulturat i përbëjnë grupet e njerëzve që bëhen bashkë rreth vlerave dhe besimit që e kanë. Njerëzit lëvizin nga një vend në tjetrin edhe për faktin se mendojnë se përshtaten me shumë me një kulturë se me tjetrën. Më ka rastisur shpesh me familjarët që, pavarësisht vjetëve të kaluara në shtetet e zhvilluara, e kanë një nostalgji për vendlindjen të cilën nuk dinë ta përshkruajnë. E, kjo është kultura me të cilën ndjejnë se përkasin.

Pra, kemi kulturë. Të ndryshme e të ngjashme me të tjerët, por jo domosdo më të mirë apo më të keqe se ta. Kemi kulturë, dhe kushdo që e mohon një gjë të tillë e ka gabim. Sepse ky është një nga faktorët që të na humb vetëbesimi. Humbja e identitetit është rrezik dhe kultura është ajo me të cilën identifikohemi. Dështimet në organizim, qeverisje, apo menaxhim nuk janë mungesë kulture, por mungesë eksperience. E, eksperienca arrihet me edukim dhe zhvillim të shprehive të punës dhe dedikim në gjerat që i bëjmë. Kjo e bën kulturën me tërheqëse dhe e rrit dëshirën që njerëzit mos të largohen nga ne, por edhe i nxit njerëzit t’i bashkohen kulturës sonë. Po t’ia shtonim kësaj kulture shprehinë e punës dhe përkushtimin, ju garantoj që secili popull do të na e kishte lakminë. Si fakt e marr kërkesën e shtetit gjerman, meqë konsideroj se jemi të përshtatshëm dhe të adaptueshëm me kulturat tjera. Paramendoni sikur të ishim më punëtorë e të punonim për vendin tonë siç punojmë në vendet tjera? Por, jo, gjithmonë dikush tjetër na ka faj.

Aq sa mbaj mend unë, cenimi i kulturës sonë ka filluar qysh nga ndarja e dialekteve gjuhësore në Toskë e Gegë, e që vazhdon edhe ditëve të sotme të përhapet me urrejtje të individëve e politikanëve të caktuar. Të dashur motra dhe vëllezër, ne kemi kulturë dhe identitet. Dhe, këtë duhet ta kultivojmë me shprehi të mira.

Tani, të flasim për Besimin. Jo në aspektin fetar, por për atë se në çka në besojmë dhe cila është arsyeja që zgjohemi në mëngjes. Ata që e kanë lexuar artikullin e kaluar, mund ta kuptojnë menjëherë se për çfarë e kam fjalën. Pra, kur një person zbulon arsyen e ekzistencës së tij, e shijon kënaqësinë e të jetuarit dhe jeta e tij vërtetë ka kuptim. Për të gjetur arsyen e ekzistencës tonë, duhet të përgjigjemi në pyetjet, si:

• Çfarë është ajo që doni dhe që ju bën të ndiheni mirë?
• Për çfarë kemi vërtetë nevojë si individë, familje, institucion, shtet etj.?
• Për çfarë mund të paguheni/kompensoheni në aspektin financiar dhe shpirtëror?
• Në çka jeni të zotët të jepni kontributin tuaj?

Shumë studime kanë konfirmuar se nuk është inteligjenca ajo që e krijon ekspertizën, por përpjekja, praktika dhe puna e palodhshme. Njerëzit e suksesshëm i kushtojnë kohë të konsideruar praktikimit të gjërave që janë mbi nivelin e tyre intelektual, duke u larguar nga zona e komoditetit. Nga këto rezultate ata bëjnë përmirësime të vazhdueshme. Njerëzit me mentalitet të kufizimit besojnë se potenciali i tyre i të mësuarit është i paracaktuar nga gjenet e tyre, nga prejardhja socio-ekonomike ose nga mundësitë që kanë në dispozicion (p.sh. ata mund mendojnë se “unë nuk jam i mirë në prezantime publiket”, “se duhet t’i shmangem paraqitjes publike”). Ndërsa, njerëzit me mentalitet të zhvillimit besojnë se potenciali i tyre i vërtetë është i panjohur, sepse është e pamundur të parashikoni se çfarë mund të ndodhë si rezultat i pasionit, i përpjekjeve dhe praktikës. Në të vërtetë, truri është si një muskul që forcohet me përdorim e tij dhe të mësuarit bën që neuronet në tru të krijojnë lidhje të reja.

Tani që e kuptuat rëndësinë e kulturës dhe besimit, ka mbetur vetëm edhe një sekret për t’ju treguar. Autori Earl Nightingale, në librin e tij “Sekreti më i çuditshëm” shprehet së problemet me njerëzimin në ditët e sotme kanë të bëjnë me atë se “ata thjesht nuk mendojnë”. Ndaj, të dashur lexues, nëse ju nuk lexoni, nuk mendoni me kokën tuaj, dhe nëse vareni verbërisht prej dikujt; a nuk mendoni se jeni të manipuluar?

(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Kalo në kategori