Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka kërkuar nga qytetarët që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve.

IKSHPK ka treguar për vendet ku mund të ndodhen gjarpërinjtë po ashtu ka dhënë disa këshilla me rëndësi për qytetarët.


KU NDODHEN GJARPËRINJTË?

• Në vende të thata dhe shkëmbore
• Në pyje, në degë të drunjve, nën gurë, grumbuj drunjëve, apo rrënoja të vjetra
• Pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore

KUR JANË AKTIVË? • Nga muaji maj deri në shtator, sidomos në ditë të nxehta
• Rrinë gjatë të kamufluar/fshehur mirë duke pritur gjahun e tyre
• Njeriu nuk është cak i kafshimit të gjarpërit, por nësë shkelet padashje ose ngacmohet, atëherë gjarpëri sulmon njeriun!

SI TË MBROHEMI:

✅ VISHUNI SI DUHET
• Veshje të gjata dhe çizme kur ecni në natyrë
• Përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hidhni hapin

✅ ECNI ME KUJDES

• Shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara
• Mbani oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër – hiqni gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret ku gjarpërinjtë mund të strehohen

✅ NË MBRËMJE
• Përdorni dritë dore gjatë natës në vende të errëta ose në natyrë

KUJDES:

❌ Mos u afroni dhe mos u përpiqni të ngacmoni apo vrisni gjarpërinjtë
❌ Mos fusni duart në vrima (në tokë apo në drunj të gjatë), nën gurë apo në shkurre
❌ Mos ecni zbathur në natyrë
NËSE JU KAFSHON GJARPËRI:
1. Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë
2. Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës
3. Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore

KUJDES:

❌ Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit
❌ Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit
❌ Mos i vendosni rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit

IKSHPK thekson se shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga NEPËRKAT (gjarpërit më helmues në Evropë) mund të jetë i rrezikshëm pa trajtim./Telegrafi/