Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në vlugun e punës, sa i përket procesit të zgjedhjeve të brendshme të partisë. E fundi i qershorit, është koha kur do të mbahet Kuvendi i partisë, në të cilin do të zgjedhet kryetari i saj. Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi.
Ai thotë se synim i AAK-së mbetet fitorja e kësaj partie në zgjedhjet qendrore dhe lokale.
“Objektivat që do të dalin prej zgjedhjeve të brendshme brenda Aleancës, do të jenë që strukturat e ardhshme, të cilat do të dalin në fund të qershorit të këtij viti, AAK-në me e bë fituese në nivel vendi. Jo vetëm për zgjedhje lokale, por dhe për zgjedhjet qendrore. Në zgjedhjet lokale e kemi shumë më lehtë, në zgjedhjet nacionale e kemi pak më problem por jemi duke bërë përpjekje. Momentalisht na kemi filluar me kuvendet e nëndegëve. Jemi në proces çdo nëndegë, që i kemi diku 700 nëndegë, janë në përgatitje të kuvendeve 400 nëndegë përafërsisht kanë mbajtur kuvendet e tyre… Pritet që diku brenda këtij muaji të gjitha degët t’i mbajnë kuvendet e veta dhe t’i përfaqësojnë, t’i delegojnë anëtarët e kuvendit qendror, që kuvendi qendror do të mbledhet përafërsisht në fund të qershorit, diku rreth 20 qershorit”, tha ai.
Kuçi nuk sheh ndonjë kundërkandidat, i cili do të dilte përballë Haradinajt, në garën për të parin e AAK-së. Për të, Haradinaj mbetet i pa konkurrencë.
“Duke i pasur parasysh rrethanat dhe fuqinë e z. Haradinajt në Aleancë dhe jo vetëm në Aleancë, atëherë vështirë që do të ketë një kundërkandidat. Jo për diçka tjetër, por ne e shohim të pamundur garën në raport me liderin aktual Haradinaj. Ndoshta do të ketë ndonjë kundërkandidat, por deri tash nuk kemi vërejtur që do të ketë ndonjë kundërkandidat, ose se kanë shpreh vullnetin, ose e shohin të pamundur me bë një garë karshi z. Haradinaj. Do të ishte mirë me pas kundërkandidat, por gjasat janë të vogla”, tha ai.
Kuçi ka folur për partinë e cila sapo ka shënuar 18 vjetorin e themelimit dhe me vështirësitë në të cilat ka kaluar kjo parti nëpër etapa të ndryshme, ku shpesh u ka munguar lideri i tyre, i cili kishte qëndruar në Hagë, por thotë se zgjedhjet e vitit 2017, treguan se kush është AAK-ja, e cila sipas tij ka fituar pothuajse më së shumti komuna.
“Zgjedhjet lokale të vitit 2017,e treguan se kush është AAK-ja. Sepse në nivel vendi është parti e cila ka fituar pothuajse më së shumti komuna. Në qoftëse e përjashtojmë Istogun ku ka qenë për 18 vota dallimi, atëherë ne jemi partia fituese në nivel vendi. Sepse kemi 7 komuna, kemi 9 komuna tjera në të cilat bashkë qeverisim. Pra kjo është aleanca në kohë”, tha ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë