Kubikët e pudingut janë zgjedhja e duhur për të ftuarit gjatë festave!

Një tortë që nuk piqet! Përbërësit:▪ 1 kg biskota me gjalpë▪ 1.2 litra qumësht▪ 1 pako pluhur pudingu me shije bananeje▪ 1 pako pluhur pudingu me shije vanilje▪ 1 pako pluhur pudingu me shije karamele▪ 120 g sheqer▪ 200 ml krem të ëmbëlPërgatitja:
Përgatitni të tri llojet e pudingut në tenxhere të veçanta gatimi sipas udhëzimeve në paketim.
Kallëpin e pjekjes e lyejeni me biskota gjalpi.
Rendisni biskotat dhe pudingun duke e përhapur fillimisht pudingun ne bazën e shtruar të biskotave, me pas duke e vendosur përsëri biskota mbi të.
Përsëriteni procesin tri herë me tri lloje të ndryshme pudingu (me radhë: puding bananeje, puding vaniljeje dhe puding karameleje).
Sipër përhapeni kremin e rrahur.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































