Shqipëria këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.


Pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit.

Për pasojë orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqiten zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetet e Kuksit dhe Bajram Currit, e deri në 16°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Durrës, Vlorë, Fier e Kuçovë.