Rikthimi i gazetarit Julius Strauss në Kosovë pas dy dekadash nuk ishte i lehtë. Pasi ka qenë korrespondent lufte për shumë vite, në zona të ndryshme lufte në mbarë botën, dhe më pas i ndjekur nga një jetë në Kanada duke u përpjekur të gjejë paqen dhe qetësinë pas shumë ngjarjeve traumatike, ai merr një mesazh nga Besnik Deliu, fëmija i atëhershëm në Obri, i cili i mbijetoi një masakre.
Besniku tani një burrë i rritur, duke u përpjekur të rilidhet me të kaluarën e tij, sado e vështirë të jetë, kërkon ritakimin me Strauss, për të ndarë me të emocionet e të tashmes dhe kujtimet e së kaluarës.
Ritmi i dokumentarit është i tillë që të mbanë pezull dhe mendueshëm dhe publiku kalon nëpër të gjitha detajet që kishte kaluar familja Deliu, shkruan DokuStories në DokuFest, përcjellë Telegrafi.
Kontakti që bëri Besniku, ndezi dëshirën që Julius realisht të vinte në Kosovë dhe të shihte se çfarë ka ndodhur me këtë familje. Ne kalojmë nëpër pamjet e fshatit ku ndodhi kjo masakër, ku 23 anëtarë të familjes u vranë nga forcat serbe, kryesisht gra dhe fëmijë.
Nëpërmjet dëshmisë së Besnikut ne shohim vështirësinë e madhe për t’u përballur me një të kaluar të paimagjinueshme, me gjithë shpresën dhe forcën që mori nga xhaxhai i tij, Ymer Deliu.
“Ai (Ymeri) është një nga njerëzit më dinjitoz dhe më të jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë në jetën time”, ka thënë Julius Strauss në sesionin e pyetjeve dhe përgjigjeve me publikun.
Në dokumentar, Julius dhe fëmijët e mbijetuar (tani të rritur) reflektojnë mbi ndikimin që xhaxhai i tyre pati në mbrojtjen e tyre nga tragjedia dhe kërkesa e tyre për të njohur e për tu përballur me të kaluarën mbetet ende e rëndësishme.
Hapja e dokumentarit ngre shumë pyetje se kush do t’i bënte një gjë kaq të tmerrshme njerëzve që nuk kishin bërë asgjë të keqe në jetën e tyre. Por duke e parë të kaluarën me sytë e Ymerit dhe mbesave dhe nipërve të tij, ata që kanë mbetur ende mendojnë se është e rëndësishme dhe vendimtare që ata të flasin për atë që ndodhi pas luftës, sepse bota duhet ta dijë.
Ka shumë tema të zbuluara në dokumentar, si traumat e të mbijetuarve, fuqia e medias, rilidhjet dhe mënyrat se si nuk duam që njerëzit të na zhgënjejnë në paqe.
Në pyetjet dhe përgjigjet e zhvilluara pas filmit me ekipin dhe Veton Nurkollarin, të pranishmit shprehën mirënjohjen e tyre për të gjithë të përfshirët në këtë dokumentar për shkak të rëndësisë dhe nevojës që të tregohen këto histori, shkruan DokuStories, përcjellë Telegrafi.
Strauss, tha se ideja për të inicuar këtë dokumentar ishte e vajzës së tij, Emës, e cila më pas shpjegoi shkurt se ndjente një lidhje të menjëhershme me historinë, për shkak se ishte në të njëjtën moshë me Besnikun dhe që të dy kishin jetë krejtësisht të ndryshme, dhe gjithashtu duke u përpjekur të kuptonte lidhjen e fortë që kishte babai i saj me familjen Deliu.
Shfaqjet speciale të këtij filmi në DokuFest, në Kino Lumbardhi dhe në Kino Lumi kanë përlotur audiencën e pranishme, meqë tema ishte emocionale, e fortë, prekëse, por jo gjithmonë orientuese drejt historisë kryesore, për shkak të thelbit delikat.
Filmi “Return to Kosovo” (“Kthimi në Kosovë”) shpreh pikëllimin, dhimbjen, shpresën dhe idetë e shumta të brendshme të asaj që mund të mbajë e ardhmja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?