LAJMI I FUNDIT:

KSHZ: Votimi deri tani pa probleme, janë refuzuar dy kërkesa

KSHZ: Votimi deri tani pa probleme, janë refuzuar dy kërkesa

Të gjithë vendvotimet në entet ndëshkimore-përmirësuese janë hapur sot në mëngjes dhe votimi do të zgjas deri në ora 19:00. Janë hapur edhe vendvotimet në përfaqësitë diplomatike-konsullore jashtë vendit dhe deri në këtë moment votimi vazhdon pa probleme, informoi në konferencën për shtyp zëdhënësja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Ljupka Guguçevska.

“Në shtëpitë e tyre do të votojnë 1.859 votues. Në KSHZ janë dorëzuar dhjetë kërkesa nga votues të cilët janë paraqitur si të sëmurë apo të dobët deri te komisionet zgjedhore, por kërkesat e tyre nuk janë pranuar. Nga to, KSHZ-ja pranoi 8, ndërsa dy kërkesa u refuzuan”, deklaroi Guguçevska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri në këtë moment janë dorëzuar dy kërkesa për mbrojtjen e të drejtës së zgjedhjes që janë refuzuar.


“Kërkesat janë nga votues që nuk kanë qenë të regjistruar në certifikatat e Listës Zgjedhore dhe janë refuzuar për shkak se një votues i është anuluar banimi nga MPB-ja, ndërsa tjetri nuk ka pasur dokument të vlefshëm për identifikim personal”, deklaroi Guguçevska.

Ajo ceki se nuk kanë asnjë paraqitje për problemin gjatë dërgimit të dorëzimit të materialeve votuese.

KSHZ-ja ka lëshuar akreditim për mbikëqyrje të 11.907 njerëzve të brendshëm dhe 493 mbikëqyrës të huaj, 194 përkthyes dhe 83 gazetarë të huaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori