Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka verifikuar listat e kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Në garën zgjedhore janë përfshirë 12 parti politike dhe koalicione për të siguruar vende në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan REL.
Tre vende janë caktuar për diasporën, por jo detyrimisht të ketë tre të zgjedhur, pasi që kjo varet nga dalja e tyre në votime.
Zgjedhjet mbahen sipas sistemit proporcional me lista të mbyllura edhe atë në gjashtë njësi zgjedhore dhe në çdonjërën prej tyre zgjidhen nga 20 deputetë.
Sa u përket partive politike shqiptare, beteja kryesore do të zhvillohet në njësinë e gjashtë zgjedhore që përfshinë qytetet me popullatë shqiptare si Tetovën, Gostivarin, Kërçovën dhe një pjesë të Dibrës.
Në garë në këtë njësi janë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe drejtuesit e dy partive të reja, i lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Njohësi i çështjeve politike, Alajdin Demiri ndalet para se gjithash tek partitë e mëdha të cilat, sipas tij, vazhdojnë të dominojnë skenën politike dhe të aktrojnë për “gjoja përfshirjen e kuadrove të rinj në lista”.
“Këta liderë duke dashur që t’i shmangin stereotipet se gjithnjë janë të njëjtit në lista, i kanë larguar disa e të tjerë i kanë afruar. Por, problemi është se edhe ata që i afruan janë të ngjashëm, me atributet, që do të thotë servilë, të dëgjueshëm, të kuptueshëm dhe që nuk do të kundërshtojnë asnjëherë”.
“Kjo është logjika e listave se jashtë kësaj nuk mund të kuptohet. Ndoshta mund të shkohet me tezën se ka demokraci, apo se listat janë demokratike, por kjo nuk qëndron. Këto janë lista të emëruara nga vet liderët dhe paraqesin uzurpim të demokracisë nga ana e tyre”, thotë Demiri.
Sipas tij, një përzgjedhje e këtillë e kandidatëve për deputet është si rezultat i sistemit proporcional me lista të mbyllura.
Beteja kryesore tek partitë maqedonase do të zhvillohet në njësinë e katërt zgjedhore, ku bartës të listave të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së janë liderët partiak, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev. Në listat e OBRM-PDUKM-së, përveç liderit të saj, Nikolla Gruevski ka edhe personalitete të reja politike, por jo edhe disa nga protagonistët kryesorë të saj si Gordana Jankullovska, Mile Janakievski dhe Sasho Mijallkov që po hetohen për vepra të rënda penale nga Prokuroria Speciale.
Edhe te LSDM-ja, gjithashtu, janë bërë disa ndryshime kuadrosh edhe pse bartës të listave janë sërish figurat kyçe të partisë.
“Partitë po bëjnë përpjekje për të treguar se po bëjnë ndryshime me kandidaturat e tyre, se po sjellin freski, apo se disa më të vjetër i lëshojnë vendin kuadrove të rinj. Por, kjo nuk do të thotë se ata do të anashkalohen në tërësi, pasi mund të jenë sërish pjesë e partisë apo përfaqësues në pushtetin ekzekutiv”, thotë, njohësi i çështjeve politike, Bozhinovski .
Ndërsa duke komentuar listat e OBRM-PDUKM-së, analisti Petar Arsovski thotë kjo parti ishte e detyruar në ndryshime për shkak të reagimeve të opinionit.
“Duket se OBRM-PDUKM-ja ka bërë përpjekje për të freskuar listat me personalitete të reja, përveç liderit i cili vazhdon të qëndroj në krye të listave partiake. Vlerësoj se reagimi i opinionit ka ndikuar në listat e kësaj partie pasi pjesa më e madhe e atyre që janë nën hetime nga prokuroria speciale nuk janë në listat për deputetë”, thotë Arsovski.
Fushata elektorale e partive zgjatë 20 ditë, nga 20 nëntori e deri më 9 dhjetor. Për shkak të krizës së rëndë politikë, këto zgjedhje vlerësohen si më të rëndësishmet që nga pavarësia e Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova