Ish-i burgosuri politik, Kadri Kryeziu, ndau historinë e tij nga fillimi i aktiviteteve për liri e deri te torturat në burgjet e pushtetit jugosllav nga bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së.
Kryeziu tha se ka qenë Vesel Krasniqi ai i cili ka shkuar tek “shitorja” e xhaxhait të tij dhe e ka arrestuar dhe me të dërguar në Prizren ai ka thënë se Krasniqi e kishte lidhur për radiatori për ta marr në pyetje ku edhe i janë dhënë “disa shpulla”.
Kryeziu kujton edhe atë se çfarë i kishte thënë UDB-ashi Vesel Krasniqi.
“O Kadri Kryeziu, a e di çka ke bërë… Ja ke kajtë nanën jugosllavisë”.
Që në moshën 19-vjeçare, në vitin 1981, Kryeziu ka qenë i përfshirë në demonstratat që zhvilloheshin atë kohë. Aktiviteti i tij fillestar ka qenë largimi i tabelës ku shkruante “Dushanovë” me zëvendësimin “Dukagjin” por që fatmirësisht nuk është kapur nga autoritetet atë botë jugosllave, pasi që ishte i vetëm dhe nuk kishte njohuri askush për këtë ngjarje.
Ai në një intervistë në Televizionin Dukagjini, theksoi rëndësinë e motivimit nga trashëgimia e tij familjare, kur babagjyshi dhe vëllai i babagjyshit të tij kanë qenë bashkëpunëtor të Bajram Currit.
Kryeziu tha se gjithçka ka nisur rastësisht por kulmi ka qenë kur autoritetet serbe nuk i kishin lejuar babait të tij të ushtronte profesionin e mësuesit si dhe xhaxhait të tij e përjashtuan nga Partia.
“Frymëzimi im ka qenë si një lloj altruizmi pasi që babgjyshi dhe vëllai i tij kanë qenë bashkëpunëtor të Bajram Currit, në kohën e Rankoviqit. Një lloj urrejtje ndaj Serbisë Prindit tim nuk i ka leju të bëhet mësues, edhe pse ka mbaruar tetë vite shkollë. Edhe axhin tim e kanë përjashtuar nga Partia. Nga këtu ka nisur gjithçka”, vijoi Kryeziu.
“Ka qenë një motivacion. Ka qenë 100 vjetori i Lidhjes së Prizrenit i cili u mbajt në Prizren dhe veprimi i parë patriotik ka qenë largimi i tabelës Dushanovë duke e vendosur Dukagjin. Kam qenë 19 vjeçarë. Dhe ka qenë akti i pare dhe nuk është kapur nga Policia.
Kryeziu tha se për veprimtarinë e UDB-së ka qenë i informuar tërësisht vetëm pasi është burgosur. E momentin e arrestimit, ai rrëfeu se ka qenë Vesel Krasniqi ai i cili ka shkuar tek “shitorja” e xhaxhait të tij dhe që e ka arrestuar. Pas arrestimit të tij, Kryeziu tha se fillimisht tri ditë ka qëndruar në Prizren dhe aty ai ka marrë disa shpulla dhe pastaj është transferuar në Prishtinë.
Kryeziu tha se arrestimi i tij ka ardhur katër muaj pas kryerjes së demonstratave të vitit 1981. Dhe misioni i Vesel Krasniqit ka qenë vetëm arrestimi i tij dhe transferimi nga Prizreni në Prishtinë.
“Pas katër muajve, kam qenë në shtëpi. Ka ardhur UDB-ashi. Kemi pasur shitore dhe kam punuar gjatë verës për ti ndihmuar axhit. Unë kam qenë aty. Ai ka thënë a keni Kadri në shtëpi. Ai u përgjigj se po, ky është Kadria. Ka qenë edhe kojshia im, student i sociologjisë. Vesel a ka mundësi me marrë vetëm dhjetë minuta, po na nevojitet Kadriu dhe ka me pyet diçka. Koshija i tha a vij edhe unë. Ai iu kthye e i tha më vonë, vjen edhe ti.
Ai ka qenë vetë dhe ka hyrë në fiq edhe unë bashkë me të. Ai ka filluar të më thoshte se “O Kadri Kryeziu, a e di çka ke bërë. Unë i thashë: hë çka kom bërë. Ai tha: Ja ke kajtë nanën jugosllavisë. Ai tha: Ngom çka po të tham i thash urdhëro. Ai tha ktheje kokën mbrapa dhe shikoje Dushanovën dhe shtëpinë se kurrë s’ke me pa diellin me sy.
Vesel Krasniqi ka qenë një nga figurat e UDB-së. Ai më ka marrë. Tri ditë kam ndejt në Prizren dhe pastaj jam transferuar në Prishtinë.
Ka qenë traditë dhe si metodë me të lidhë para radiatori. Më ka dhënë disa shpulla dhe pas tri dite m’kanë transferuar në Prishtinë”, rrëfen ish-i burgosuri politik, Kadri Kryeziu.
Kryeziu rrëfeu se kanë qenë vazhdimisht të përcjellur nga anëtarët e UDB-së por që ai dhe shokët e tij nuk ishin të informuar për këtë dhe se nuk i kanë njohur më parë ata [UDB-ashët].
“Ne kemi qenë të përcjellur për veprimtarinë tonë por ne nuk e kemi ditur dhe nuk i kemi njohur. Ne kemi qenë të përcjellur edhe në konvikt kemi ra çiftelisë, kemi kënduar këngë patriotike, kemi pasur flamur kombëtar në dhomë… Na kanë përcjellur. Nuk kemi qenë në organizatë ilegale, kemi komuniku here pas here, por nuk kemi qenë aktiv. Kemi qenë të paorganizuar. Organizimi ka ndodhur spontan dhe kanë pasur vështirësi për të na nxënë”, vijoi ai.
Kryeziu tha se pjesëmarrja e tij dhe shokëve të tij në demonstrata ka qenë “befasi” për UDB-ashët, pasi që organizim nuk ka pasur dhe gjithçka ka rrjedhur spotanisht.
“Ne nuk kemi qenë tek Lidhja e shqiptarëve. Kanë qenë të befasuar për demonstrate. Ne kemi qenë haptazi, të hapur- puro autokton, Kosova Republikë e kemi bërë haptazi”, vijoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

DAP: Afati i fundit për paraqitjet TVSH-04 është 25 shkurti, deri dje janë parashtruar vetëm 25 për qind e numrit të përgjithshëm

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit