LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i New Yorkut, Blasio: Bashkëqytetarë mos udhëtoni gjatë festave të fundvitit

Kryetari i New Yorkut, Blasio: Bashkëqytetarë mos udhëtoni gjatë festave të fundvitit

Kryetari i qytetit të New Yorkut, Bill de Blasio u ka kërkuar banorëve të përmbahen nga udhëtimet gjatë sezonit të ardhshëm të festave, duke thënë “nuk është biznes si zakonisht”.

Ai tha se ky është një rekomandim i bazuar në udhëheqjen e kujdesit shëndetësor shkaku i valës së dytë të coronavirusit, raporton CNN.

“Mos udhëtoni jashtë shtetit për pushime. Mos udhëtoni në një shtet me një normë të lartë infeksioni”, tha kryetari të martën, transmeton Telegrafi.


Për ata që bëjnë udhëtime, kryetari i bashkisë inkurajoi njerëzit të testohen dhe të ndjekin karantinën 14-ditore. Kryebashkiaku de Blasio gjithashtu kërkoi nga qeveria federale që të mandatojë cilindo që hipën në aeroplan për një fluturim ndërkombëtar ose vendas të ketë një test negativ COVID-19, i cili ësht ë kryer brenda 72 orëve.

Sidoqoftë, përqindja e atyre që janë konfirmuar pozitive është 21.6 për qind që do të thotë se gati një e katërta e atyre që pranohen ishin pozitivë për virusin.

Për herë të parë në 114 vite, Viti i Ri nuk do të pritet në Times Square
Lexo po ashtu Për herë të parë në 114 vite, Viti i Ri nuk do të pritet në Times Square

Numri i rasteve të reja të raportuara në një mesatare shtatë ditore është 528 që është vetëm pak nën pragun e 550.

Ndërsa shtrimet në spital dhe vdekjet mbeten të ulëta, De Blasio u kërkoi të gjithëve që të qëndronin vigjilent ndërsa festat po afroheshin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori