LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 12° clearsky_day

Kryetari Muharremaj me mesazh prekës për 7 Marsin, kujton mësimdhënësin dëshmor Avdyl Beqiraj

Kryetari Muharremaj me mesazh prekës për 7 Marsin, kujton mësimdhënësin dëshmor Avdyl Beqiraj
Foto ilustrim

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një mesazh emocionues duke kujtuar mësimdhënësin dhe dëshmorin Avdyl Beqiraj, si shembull të përkushtimit dhe sakrificës për dijen dhe atdheun.

Muharremaj ka ndarë dy fotografi të Beqirajt, të cilat, sipas tij, “ndryshojnë epokat dhe e rishkruajnë historinë”. Ai ka kujtuar rolin e tij jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si bashkëluftëtar, i cili së bashku me kolegët e tij në frontin e luftës kishin marrë mbi supe një mision edhe më të madh.


“Shumë të tjerë si ai, ishin bashkë e të pathyeshëm. Ata s’u kufizuan vetëm në klasat e shkollës. E kuptuan se duhej më shumë. U shndërruan në burim guximi dhe sakrifice, që nuk dhanë vetëm mësim, por dhanë gjithçka. Edhe jetën. Për një ideal më të madh”, ka shkruar ai, raporton Telegrafi.

Në mesazhin e tij, kryetari ka theksuar se Avdyl Beqiraj nuk ishte vetëm një mësimdhënës që edukonte nxënësit për atdhedashurinë, por se e ka jetuar atë deri në frymën e fundit.

“Kur erdhi dita që fjala nuk mjaftonte më, ai nuk u tërhoq. Ai e la mësimin në klasë për ta dhënë atë në fushën e betejës”, është shprehur Muharremaj, duke i bërë thirrje të gjithëve që t’ju tregojnë brezave të rinj për mësuesit që sakrifikuan gjithçka për lirinë, dhe që në këtë mënyrë kanë mundësuar festimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit në Kosovën e lirë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina

"Sulmohet" nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr armën pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë

Magazina
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Lajme
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Kalo në kategori