LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kuvendit të Greqisë thotë se Marrëveshja e Prespës është historike

Kryetari i Kuvendit të Greqisë thotë se Marrëveshja e Prespës është historike

Kryetari i Kuvendit të Greqisë Nikos Voutsis, tha se deputetët me shumicë të qartë do ta votojnë Marrëveshjen e Prespës, pasi siç tha, kjo është në të mirë të Greqisë.

“Është mirë për shtetin dhe Parlamentin të ekzistojë shumicë dhe mendoj se ka, pasi bëhet fjalë për marrëveshje historike të fuqishme”, tha Voutsis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se Marrëveshja e Prespës duhet të ratifikohet me shumicë absolute prej 151 deputetëve, edhe pse kjo nuk parashihet në Kushtetutën e Greqisë, me qëllim që siç tha, të ketë fuqi edhe në kuadër të shtetit edhe në organizatat ndërkombëtare.


Sipas burimeve diplomatike, ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës në agjendën e Parlamentit grek do të jetë më 21 ose 22 janar.

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka deklaruar se pasi të përfundojë ratifikimi i marrëveshjes, do të ratifikohet edhe protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori