LAJMI I FUNDIT:

Kryetari Ivanov në Samitin e Euro Azisë në Stamboll

Kryetari Ivanov në Samitin e Euro Azisë  në Stamboll

Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov, sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e 19 ekonomik të Euro Azisë në Marmara të Stambollit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, kryetari Ivanov do të mbajë fjalim në hapjen solemne të Samitit të 19 ekonomik të Euro Azisë, ndërsa do të ketë edhe fjalim në sesion e kryetarëve.

Në delegacionin e udhëhequr nga Kryetari i Maqedonisë, gjatë vizitës së punës në Republikën e Turqisë, gjendet edhe ministri pa portofol i angazhuar për tërheqje të investimeve të huaja, Jerry Naumoff.


Në njoftimin e Kabinetit theksohet që kjo është pjesëmarrja e gjashtë e kryetarit Ivanov, në Forumin ekonomik të Euro Azisë, i cili organizohet çdo vit që nga viti 1998.

Sivjet është paralajmëruar pjesëmarrja e ish shefave dhe shefave aktual të shteteve, kryetarëve, kryeministrave, ministrave dhe personave të dalluar të jetës shoqërore dhe politike, sektorit joqeveritar dhe bashkësive të biznesit nga 40 shtete.

Organizator i Forumit ekonomik të Euro Azisë është Fondacionit Marmara, grup për hulumtime ekonomike dhe shoqërore i cili ka për qëllim avancimin e marrëdhënieve midis BE dhe vendeve nga Azia Qendrore dhe Lindja e Afërme. Fondacioni është i përfshirë në mënyrë aktive në përforcimin e lidhjeve ekonomike, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim të ndihmojë në maksimizimin e mundësive të cilat i krijon procesi i globalizimit dhe në minimizimin e efekteve negative./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori