Kryetari i Malishevës bashkohet në ecjen sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati bashkohet në ecjen sensibilizuese në Malishevë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Zyren për Barazi Gjinore dhe me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare si dhe organizata të shoqërisë civile, organizoi sot një ecje sensibilizuese me moton “Kontrollohu, parandalimi shpëton jetë”.

Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetëra qytetarë, personel shëndetësor, nxënës e përfaqësues të institucioneve lokale.
"Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin e grave. “Shëndeti i gruas është themel i shëndetit të familjes dhe shoqërisë. Ky muaj na kujton se me kujdes, kontroll të rregullt dhe mbështetje, mund të shpëtojmë jetë,” tha Kryetari Kastrati gjatë fjalës së tij. Në këtë aktivitet sensibilizues, folën edhe Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së, Dr. 'Shpëtim Robaj' , dhe Ganimete Bytyçi", thuhet në njoftim. /Telegrafi/













































