LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Vendimi i sotëm është për të mbrojtur qytetarët nga manipulimet, jemi të pavarur dhe të paanshëm

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Vendimi i sotëm është për të mbrojtur qytetarët nga manipulimet, jemi të pavarur dhe të paanshëm

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, sot në konferencë për shtyp ka sqaruar vendimin e gjykatës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për të mbajtur seancë përgatitore.

Ai tha se vendimi i gjykatësve kushtetues është sjellë për të mbrojtur qytetarët nga manipulimi i politikanëve. Kostadinovski gjithashtu tha se ky vendim nuk është tërheqje ose dorëzim para presionit të dikujt.

“Duke ruajtur Kushtetutën ne ruajmë rendin kushtetues, detyra jonë është të mos krijojmë kaos. Nuk është puna ime të komentoj qëndrimet e politikanëve, nuk dua të polemizojë me ata, por e dini se jemi të ekspozuar ndaj tyre. Duam t’u drejtohemi qytetarëve për pavarësinë dhe paanshmërinë tonë”.


Gjykata Kushtetuese nuk votoi sot, do të ketë seancë përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese nuk votoi sot, do të ketë seancë përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

“Vendimi i sotëm nuk dua të perceptohet si dobësi ose tërheqje nga frika e dikujt. Vendimi ynë duhet të perceptohet si akt i lartë, sidomos nga qytetarët, pasi nuk do të lejojmë që ata të manipulohen nga politikanët. Është gënjeshtër dhe manipulim se me vendimin tonë ne dëshirojmë të nxisim destabilizim”, tha kostadinovski.

Ai theksoi se lënda për Ligjin për përdorimin e gjuhëve është më e vjetër dhe se është e ndjeshme.

“Duhet të ekzistojnë vija të kuqe edhe për pikët politike dhe votat nga politikanët. Jo nga çdo çështje duhet të fitohet politikisht. Kemi pasur çdo lloj të paragjykimeve por të gjitha janë manipulime. Marrëveshja e Ohrit është pjesë e Kushtetutës sonë. Detyra jonë është ta ruajmë Kushtetutën dhe duke e ruajtur atë, ne e ruajmë Marrëveshjen e Ohrit”, tha mes tjerash Kostadinovski.

Ndryshe, në seancën e sotme në të cilën duhej të shqyrtohej kushtetutshmëria e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, u vendos që fillimisht të mbahet seancë përgatitore në të cilën do të marrin pjesë ekspertët juridikë, si dhe përfaqësues të partive politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori