Site icon Telegrafi

Kryetari i Gastronomëve të Kosovës: Mbi 5,000 dënime për gastronomët, asnjë për politikanët për mosrespektim të masave anti-COVID

Edhe pse nuk ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare, partitë politike po mbajnë tubime me qytetarët, kurse qytetarët dhe pronarët e objekteve hoteliere-restoranteve po gjobiten ngapolicia dhe inspektorati për mos respektim të masave anti-Covid

Institucionet dhe zyrtarët shëndetësorë po bëjnë thirrje të respektohen masat për luftimin e pandemisë, larja e duarve, distanca sociale dhe vendosja e maskave duket se asnjë politikan dhe parti politike nuk po i respektojnë, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë për mos respektim të masave anti-Covid, Policia e Kosovës dhe inspekroratet po gjobisin qytetarët në rrugë e ha[pësira të tjera publike dhe pronarët e objekteve hoteliere dhe restroranteve.

Kjo ka bërë që të reagojë ashpër edhe kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili këtë veprim e ka cilësuar si standarde të dyfishta.

Mesazhi i plotë i Kllokoqit:

Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 denime per gastronomt e asni denim per politikanet!!! Dasmat e diskotekat i keni mbyll, e edhe kafiterit po denohen se po l lejojne 5 persona ne nje tavoline.
Kjo ska fjal tjeter qe e pershkrun pervec se Çka bon i Forti i ligi quditet , kjo ka te bej me Organet e rendit, kjo ka te beje me inspektorat e Avukit, kjo ka te beje qe NE prej tash e tutje bejme thirje qe ASNJE denim mos te paguhet!!!
PLOT denime na kane ardhe ne shoqat per tavolina qe i kane mbi 5 persona bashke, e ne anen tjeter vetem ne foto qka po shohim jane qindra persona krah per krah njeri tjetrit ne fushata zgjedhore, jo 5 por 500.
MARRE DUHET ME JU ARDHE!
MARRE NGA KREJT GASTRONOMT QE MENZI KAN MBIJETU E PO MBIJETOJNE!
MARRE QE DISKOTEKAT E SALLAT E DASMAV I KENI MBYLL KOMPLET!
MARRE QE MBI 10.000 puntor shkaku juaj jane largu nga puna!
Gastronome, te marten ejani ne mbledhje urgjente! Jemi nje! Jemi bashke! Do vendosim per hapat e metutjeshem.

Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 denime per gastronomt e asni denim per…

Posted by Petrit Kllokoqi on Sunday, January 10, 2021

Exit mobile version