Site icon Telegrafi

Kryetare e grupit punues për ndryshimet kushtetuese u zgjodh gjyqtarja Margarita Caca Nikollovska

Grupi punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti seancë kushtetuese. Anëtarët unanimisht zgjodhën kryetarin dhe zëvendëskryetarin e grupit të punës, të cilët janë ekspertë.

Kryetare e grupit punues u zgjodh Margarita Caca Nikollovska, ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, dhe zv. kryetar u zgjodh Bajram Pollozhani, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i së drejtës kushtetuese.

Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, e cila ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të formojë një grup pune. Detyrë e grupit punues do të jetë përgatitja e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas hartimit, propozimi do t’i dërgohet Qeverisë, e cila do të duhet ta dërgojë iniciativën në Kuvend. Propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese brenda Kuvendit.

Grupi punues ka 23 anëtarë, nga të cilët 10 janë ekspertë, 10 janë propozime të partive politike dhe 3 anëtarë janë nga institucionet, Kabineti i Kryetarit të RMV-së, MPJ-së dhe SÇE-së./Telegrafi/

Exit mobile version