LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit mban sot mbledhje

Kryesia e Kuvendit mban sot mbledhje
Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhje, ndërsa në rend dite do të jenë përgatitjet për seancë plenare, shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, etj.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet në orën 11:00.

Rendi i ditës: Miratimi i procesverbali nga mbledhja e mëparshme, përgatitjet për seancë plenare, deklarime jashtë rendit të ditës, pyetje parlamentare, miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare, shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019. /Telegrafi/