Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kanë nisur protestuar sot kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Oliver Ivanoviq.

Me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop devijimit të historisë”, një numër i konsiderueshëm i tyre ishin mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.


Ata vazhdimisht brohoriten “ne nuk harrojmë, ne nuk falim”.

Protestuesit mbajnin në duar edhe pankarta me mbishkrimet “Historia nuk ndryshohet”, “Kryeministër mos na provoko” etj.

326972062 1145545326161348 2375506713108549048 n

Berat Beqiri, djali i një dëshmori dhe organizatori i kësaj proteste tha se e kanë thirr këtë protestë për të shprehur zemërimin e tyre të thellë ndaj përpjekjeve të përsëritura të përfaqësuesve politik për të shtrembëruar historinë tonë.

“Të gjithë ne jemi dëshmitarë që 23 vite pas luftës, në emër të popullit janë bërë dhe po bëhen veprime destruktive”, tha Beqiri.

Ai shtoi se fjalët që Kurti i tha për Ivanoviqin ishin shigjeta mbi plagët tona. “Ishte tronditje e radhës dhe fyrje e rëndë publike për të gjithë ne”, tha Beqiri.

327007237 588952079712414 1818052652975657887 n

Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Kurti.

“Albin dorëhiqu ose kërko falje”, tha Beqiri.

Në protestë janë parë edhe deputetet e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Floretë Zjenullahu. /Telegrafi/

326804858 1385133085649204 5796202606360427131 n

326802371 674372754469844 3700334726256159017 n