Fituesi i zgjedhjeve për kryetar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka paralajmëruar presidentin Rexhep Tajip Erdogan, për të respektuar demokracinë dhe theksoi se do të “nxirret jashtë” ai që nuk vendos për t’i shërbyer popullit dhe ai që i jep prioritet të ardhmes së tij politike, përpara popullit.
Duke folur disa ditë pas fitores ndaj kandidatit të partisë AKP të Erdoganit, Binali Jildirim, Ekrem Imamoglu tha se kjo garë zgjedhjesh ishte një test i shquar i traditave demokratike të Turqisë, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
“Më 23 qershor ne të gjithë e kemi dëshmuar se askush, asnjë individ, asnjë qeveri, nuk mund të ndalojë rrugën e vullnetit të popullit, dhe asnjë politikan nuk e ka luksin për ta injoruar këtë fakt. Kjo nuk është një kërcënim, kështu funksionojnë gjërat”, tha Imamoglu.
Siç shkruan tutje CNN, disa parashikojnë se fitorja e Imamoglut shënoi fillimin e fundit të sundimit të AKP-së, dhe shumë banorë të Stambollit për një kohë e fajësojnë Erdoganin për krizën ekonomike, papunësinë dhe rënien e vlerës së lirës turke.
Imamoglu, i cili ka qenë jo shumë i njohur për publikun e gjerë deri më tani, ai u bë një nga figurat kryesore të opozitës, Partisë Popullore Republikane (CHP), Turqi.
“Në fitoren e së dielës u pa të jetë rezultat legjitim. Askush nuk do të jetë në gjendje sërish të ndërhyjë në zgjedhje”, citohet të ketë thënë kryetari i ri i Stambollit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës