LAJMI I FUNDIT:

Krushjanëve ua shtoi dhimbjen zbutja e dënimit të Darko Tasiçit

Krushjanëve ua shtoi dhimbjen zbutja e dënimit të Darko Tasiçit

Në Krushë të Madhe u kërkua drejtësi për krimet që janë bërë. Në ditën e gjenocidit serb në këtë fshat është kërkuar zbardhja e fatit të pagjeturve dhe dënimi i atyre që lanë të vrarë rreth 250 persona.

Përkundër që koha kaloi, dhimbja ende jo. Edhe pas 22 viteve jeta e Selami Hotit është përplot me dhimbje.

“Në Krushë shumë familje kanë humbur njerëzit e dashur të tyre. Kemi 241 të vrarë. Prej tyre janë shtatë fëmijë e pesë femra, njëra prej të cilave ishte shtatzënë. Nga ky numër i të vrarëve unë kam dy vëllezër dhe babain e kam ende të zhdukur”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Selami Hoti.


Kur po shënohet dita e Gjenocidit serb, dhimbja e familjarëve është shtuar pasi Gjykata në Prizren ka ulur dënimin për Darko Tasiç që ishte i dënuar për këtë masakër.

“Ka dëshmi të ofruara se Tasiç jo vetëm se ka qenë i përfshirë në krime por ka bërë edhe ngarkimin e kufomave nga pjesa e sipërme e fshatit”, shtoi Hoti, përcjell Telegrafi.

Zëvendëskryeministrja në detyrë e Kosovës, Albulena Balaj tha se sot kur por shënohet dita e Gjenocidit në burgje e Hagës qëndrojnë çlirimtarët të cilët vendit ia dhanë lirinë.

Balaj tha se të gjithë dëshmorët martirët dhe invalidët e luftës do kujtohen përgjithmonë.

“Sot kur po shënohet 15 janari Dita e Gjenocidit, sot gjenden në burgjet e Hagës çlirimtarët tanë kjo është mjaftë e padrejtë, sot kur po shënohet Dita e Gjenocidit kriminelët që e kanë bërë këtë gjenocid janë të lirë dhe po shëtisin lirshëm. Sot kur po shënohet kjo ditë ka ende edhe këtu edhe jashtë që mendojnë qe UCK që mendojnë se ka qenë ndërmarrje kriminale e qe për ne dhe të gjithë do të duhej të ishte ushtria e lavdishme dhe më e mira dhe mbi të gjitha ushtria e cila na çliroi bashkë me ndërkombëtar dhe sot tyre jemi këtu”, tha ajo.

Me 25 mars të vitit 1999 u masakruan 243 qytetarë, derisa 63 viktima mbeten ende të zhdukura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori