Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë (KRSKRR) në prag të festave të fundvitit i nxit dhe iu bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat në komunikacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shumë gabime, shumë jetë të humbura të njerëzve janë pasojë vetëm e moskujdesit dhe mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, për shkak të këmbënguljes dhe vetëbesimit të madh. Për shumicën prej nesh, si dhe për KRSKRR, ky nuk ishte aspak vit i lehtë. Këtë vit, kanë ndodhur fatkeqësi rrugore me pasoja vdekjeje në të cilat pësuan shumë njerëz të pafajshëm”, thonë nga KRSKRR-ja.
I përkujtojnë pjesëmarrësit në komunikacion se shpejtësia me të cilën drejtohet automjeti çdoherë duhet të përshtatet me kushtet e rrugës dhe në destinacionin më të shkurtër të shfrytëzohet rripi i sigurimit ose helmeta mbrojtëse, alkooli të mos përdoret kur udhëtohet, të mos përdoret telefon celular derisa drejtohet automjeti dhe se respektimi i rregullave të komunikacionit vlen për ta, gjegjësisht edhe për këmbësorët, biçiklistët dhe motoçiklistët.
“Në vitin e ardhshëm 2017 t’i lejmë pas nesh shprehitë tona të këqija – agresivitetin, shpejtësinë, alkoolin, sepse secili prej nesh duhet të ndjehet i sigurt në komunikacion. Dëshirojmë që të kthehemi në shtëpi të sigurt, të gjallë dhe të shëndoshë”, porositin nga KRSKRR-ja dhe urojnë festa të gëzuara, të hareshme dhe të sigurta për Vitin e Ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze