LAJMI I FUNDIT:

KRRE takim me EVN dhe MEPSO: Kompanitë energjetike të gatshme për sezonin dimëror

KRRE takim me EVN dhe MEPSO: Kompanitë energjetike të gatshme për sezonin dimëror

“Kompanitë energjetike janë përgatitur për periudhën e dimrit, prodhimi i energjisë elektrike është stabil, dërgesa është e sigurt, ndërsa kompanitë janë pajisur përkatësisht në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë”.

Ky është përfundimi i mbledhjes koordinuese, që u mbajt me iniciativë të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE) me kompanitë energjetike CEMV, MEPSO dhe EVN.

Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski, tha se gjatë muajve të kaluar dhe në kohën e pandemisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme, kompanitë energjetike kanë funksionuar në mënyrë të koordinuar dhe të sinkronizuar, me çka sistemi energjetik mbeti stabil.


“Kjo përvojë e fituar është përgatitje për periudhën e dimrit që vjen. Në mbledhje, CEMV ka informuar se prodhimi i energjisë elektrike është stabil. EVN e garanton sigurinë e dërgesës së energjisë elektrike dhe riparimit të shpejtë të defekteve. Njëashtu dua t’i informoj qytetarët se Furnizuesi Universal, respektivisht EVN Home nuk guxon t’i shkëpusë nga sistemi i energjisë elektrike konsumatorët e ndjeshëm në muajt dhjetor, janar dhe shkurt për shkak të faturave të papaguara të energjisë elektrike të dorëzuar. Konsumatori i ndjeshëm ka mundësi për pagesë të shtyrë ose pagesë të minimum gjashtë kësteve të barabarta nëse ka borxh të vonuar. Gjithashtu, konsumatori i ndjeshëm, i cili është i regjistruar në evidencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ka të drejtë, që nga EVN Home SHPK Shkup të kërkojë lirim nga detyrimi i pagesës së kompensimit për rikyçje, si dhe ti bëhet verifikim i jashtëzakonshëm pa pagesë i pajisjes matëse”.

“Dua ta informoj opinionin se në përputhje me nenin 197 paragrafi (3) i Ligjit të Energjetikës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 96/18 dhe 96/19) të gjithë konsumatorët kanë të drejtë ankese dhe dëmshpërblimi për shkak të ndërprerjeve në dërgesën e enegjisë me cilësi më të dobët nga ajo që është përshkruar. Në Rregulloren e Përcaktimit të Dëmshpërblimit ka një pako masash për mbrojtje të kategorive të ndjeshme të konsumatorëve, gjatë së cilës është paraparë trajtim prioritar i kërkesave, të cilat i parashtrojnë konsumatorët e ndjeshëm për kompensim të dëmit të shkaktuar për shkak të tensionit joadekuat”, deklaroi Marko Bislimovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori