Kroaci, tre të vdekur dhe 135 raste të reja me coronavirus

Në 24 orët e kaluara, 135 raste të reja të infektimit me coronavirus u regjistruan në Kroaci dhe tre njerëz vdiqën.
Aktualisht janë 1,158 raste aktive në vend, nga të cilat 274 pacientë janë në spital.
Gjithashtu është bërë e ditur se 26 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi, njoftoi Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Që nga fillimi i pandemisë në Kroaci, një total prej 16,380 njerëz janë infektuar me COVID-19, nga të cilët 275 kanë vdekur.
Deri më tani, një total prej 300,492 njerëz janë testuar, nga të cilët 4,494 në 24 orët e fundit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































