KRM “Çabrati” intensifikon pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike në Gjakovë

Komuna e Gjakovës, përmes Njësisë së Menaxhimit të Rrugëve, KRM “Çabrati”, ka intensifikuar punimet e pastrimit të rrugëve dhe hapësirave publike në qytet.
Sipas njoftimit zyrtar, punimet e fundit kanë përfshirë rrugët: “Nëna Tereze”, “Bardhyl Qaushi”, “Mbretëresha Teuta”, “Beqir Kastrati”, “Ismail Qemajli”, “Shefki Shasivari”, “Hysni Dobruna”, “Konferenca e Bujanit”, “Dëshmorët e Lirisë”, “Gjon Nikoll Kazazi”, “Fadil Nimani”, “Xheladin Hana”, “Halit Asllani”, si dhe shetitoren përgjatë lumit Krena.
Ky aktivitet vjen si pjesë e strategjisë së komunës për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe sigurinë e qarkullimit në rrugët e qytetit, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët.
KRM “Çabrati” apelon tek të gjithë banorët e Gjakovës për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kryerjes së këtyre punimeve, duke evituar parkimin e automjeteve në rrugët ku po zhvillohen operacionet e pastrimit.
Përveç pastrimit rutinë, njësia planifikon edhe intervenime të tjera të mirëmbajtjes gjatë javëve në vijim, për të garantuar rrugë të sigurta dhe hapësira publike të mirëmbajtura në të gjitha lagjet e qytetit.
Ky angazhim i komunës vjen në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ruajtur pamjen e qytetit si një ambient i pastër, i sigurt dhe i organizuar. /Telegrafi/
















































