Kriza financiare kaplon Shyhrete Behlulin? (Foto)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shyhrete Behluli është mjaft e dashur për publikun shqiptar.
Ajo shquhet edhe për bukurinë e saj, përkundër viteve.
Ajo poashtu njihet edhe për stilin e saj unik. Por ajo çfarë vërehet kohëve të fundit është se Shyretja nuk po ‘ngopet’ së veshuri një fustan, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Fillimisht me fustanin e kaltër, këngëtarja është shfaqur në klipin e këngës “Shpirti i shpirtit tem’, të publikuar dy javë më parë. Me të njëjtin, ajo u shfaq edhe në dasmën e vëllaut të Edona Llalloshit, Milotit.
Lexo më shumë: A ka menduar Shyhrete Behluli për një martesë të dytë? (Video)
Mbrëmë, Shyretja na befasoi me paraqitjen e saj në koncertin humanitar "Dhuro gjak, shpëto jetë”, ku u shfaq poashtu e ‘kaltër’.
Siç duket këngëtarja nga Mushtishti po kalon nëpër një krizë financiare.
Kujtojmë se ajo kohë më parë kishte deklaruar se veshja për skenën kushton më shumë se ajo e përditshmërisë.


































































