LAJMI I FUNDIT:

Kriza Evropiane e refugjatëve ende po vlon

Kriza Evropiane e refugjatëve ende po vlon

Një vit pas qindra e mijëra refugjatëve që kaluan Evropën juglindore dhe ishin në ekranet e televizioneve botërore, rrugët e Ballkanit tani janë të lira, shkruan Reuters.

Kriza e Evropës me refugjatë është shumë më e madhe në numër se sa që ishte vitin e kaluar. Më shumë njerëz po arrijnë, edhe më shumë të tjerë po vdesin. Por dallimi është se në krahasim me vitin e kaluar, shumica prej tyre janë larg nga sytë e të gjithëve.

Po të shihni kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, kultura e verës ka zëvendësuar qytetin e çadrave në postë kufitare të Idomeni-të, edhe pse disa vendas janë të bindur se ka ende njerëz të fshehur në pyjet përreth, duke pritur për trafikantë që t’i ndihmojnë ata në udhëtimin e tyre më tutje.


Shumë prej tyre kanë arritur në destinacionin e tyre në Evropën veriore, por me kufijtë e mbyllur,Bashkimi Evropian tani po mundohet të kontrollojë numrat e njerëzve, mijëra janë të mbërthyer në qendrat e mbajtjes në Greqi dhe Itali, transmeton KosovaPress.