Kancelari gjerman Olaf Scholz i dha fund debateve brenda koalicionit të tij trepartiak dhe vendosi që centralet bërthamorë të qëndrojnë në punë gjatë dimrit.
Energjia bërthamore është një temë e prekshme politike në Gjermani, edhe sepse ka mungesë të energjisë. Gjermania zgjati jetëgjatësinë e tre centraleve bërthamore. Scholz e mori vendimin që termocentralet e mbetura bërthamore të qëndrojnë në funksion deri në prill, për të shmangur një krizë të mundshme të energjisë.
Në koalicionin tripartiak të qendrës së majtë ka pasur mosmarrëveshje për jetëgjatësinë e centraleve bërthamore. Por zëvendëskancelari dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, i Partisë Të Gjelbërit tha se ai pranoi faktin që Scholz kishte vendosur pa marrë pëlqimin e të tjerëve në kabinet.
“Ligj ambicioz”
Scholz i ka kërkuar ministrave të Ekonomisë, Mjedisit dhe Financave që të krijojnë bazën e duhur ligjore që fabrikat të mbeten të hapura.
“Do të krijohet baza ligjore për të lejuar funksionimin e termocentraleve bërthamore Isar II, Neckarwestheim II dhe Emsland përtej 31 dhjetorit 2022, deri më 15 prill 2023”, shkroi Scholz në një letër drejtuar ministrave.
Ai gjithashtu kërkoi që ministritë të paraqesin një “ligj ambicioz” për të rritur efikasitetin e energjisë, si dhe një marrëveshje detyruese për të hequr gradualisht qymyrin deri në vitin 2030. Gjermania planifikoi të përfundojë një ndërprerje të energjisë bërthamore deri në fund të vitit 2022, por kriza e furnizimit me energji pas ndërprerjeve të gazit rus shkaktoi një debat të gjatë mbi mbajtjen në gatishmëri të termocentraleve bërthamore.
Mosmarrëveshje politike për energjinë bërthamore
Të Gjelbrit kishin rënë dakord të mbanin rezervë deri në prill dy termocentrale bërthamore në Gjermaninë jugore, por deri në fund të vitit donin të mbyllnin një termocentral të tretë në rrethin veriperëndimor Emsland.
Demokratët e Lirë (FDP) donin ta zgjasnin deri në fund të vitit 2024 mbajtjen hapur të tre fabrikave.
“Është në interesin jetik të vendit tonë dhe ekonomisë së tij që ne të ruajmë të gjitha kapacitetet tona të prodhimit të energjisë këtë dimër. Kancelari tani ka krijuar qartësi”, shkroi në Twitter ministri i Financave, Christian Lindner i FDP-së.
Kompania më e madhe gjermane e energjisë RWE tha pas njoftimit të Scholz se do të fillojë menjëherë përgatitjet për të zgjatur deri në prill 2022 operacionet e centralit të saj në Emsland. Megjithatë, Ricarda Lang, bashkë-drejtuese e të Gjelbërve, kritikoi vendimin e Scholz, duke thënë se termocentrali bërthamor Emsland “nuk nevojitet për stabilitetin e rrjetit”.
Operatori i uzinës Neckarwestheim II në Baden-Wurttemberg, EnBW, paralajmëroi se qeveria gjermane duhet të sigurojë sa më shpejt një kuadër ligjor për zgjatjen e operacioneve të centralit bërthamor, përndryshe centrali do të mbyllet sipas planit, në fund të dhjetorit. E.ON, operatori i Isar II në shtetin jugperëndimor të Bavarisë, kishte thënë në shtator se do të ishte gati ta vazhdonte operimin pas një riparimi të valvulave të presionit.
Ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke premtoi pas njoftimit të Scholzit se Gjermania do t’i përmbahet zotimit për të dalë nga energjia bërthamore deri në fund të prillit 2023.
“Nuk do të ketë zgjatje dhe shufra të reja”, tha politikanja e Të Gjelbërve në Twitter.
Ndalimi i prodhimit të energjisë bërthamore në Gjermani filloi në vitin 2000 nën qeverinë e koalicionit SPD-Të Gjelbrit, asokohe nën drejtimin e kancelarit Schroeder. Qeveria atëherë mbylli një numër të centraleve. Vite më vonë, pas katastrofës bërthamore të Fukushimës.
Nën ish-kancelaren Angela Merkel të CDU-së konservatore, Gjermania vendosi të mbyllë centralet e saj bërthamore të mbetur. Por lufta ruse në Ukrainë e ka detyruar Gjermaninë të mbajë në punë centralet e mbetura që ende funksionojnë, përtej fundvitit 2022, afati i caktuar për mbylljen përfundimtare të tyre. Gjermanisë iu desh të ristrukturonte përzierjen e saj të energjisë për shkak të ndërprerjeve të furnizimeve me energji nga Rusia. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Paga mesatare 700 euro në ujësjellësin “Prishtina”, zyrtarët thonë se janë keq me financat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker