Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Tim Judah ka shkruar sot për situatën në veri të Kosovës dhe çështjen e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Judah në një postim në Twitter shkruan se kriza duket sikur ka mbaruar deri herën tjetër.


“Barrikadat në veri të Kosovës po largohen, kufiri në Merdar u hap sërish dhe ish-polici Dejan Pantiq kaloi në arrest shtëpiak. Kriza duket sikur ka mbaruar...deri herën tjetër.

Pyetja tani është nëse faza e vazhdueshme të shuarjes së zjarrit ka përfunduar dhe nëse Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mund t'i bëjnë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të lëvizin drejt një marrëveshjeje normalizimi, e cila do të ishte e mirë për të gjithë ata që jetojnë në rajon.

Kjo krizë ishte më e rrezikshmja në vite, me shumë potencial për të shpërthyer në dhunë”, shkruan Judah. /Telegrafi/