Politikanët kanë mundur për një kohë të gjatë të shmangin më të keqen në industrinë e automobilave. Por, tani duket se më nuk munden.
Volkswagen ka paralajmëruar se do të mbyllë fabrikat në tokën gjermane për herë të parë në historinë 87-vjeçare të kompanisë, dhe politikanët, të cilët prej dekadash kanë mbrojtur punëtorët nga largimet masive prej punës, po hasin vështirësi për të gjetur zgjidhje mes rritjes së zhgënjimit të punëtorëve dhe kërcënimit të grevave masive.
“Me kalimin e kohës, po kuptojmë gjithashtu se shumë njerëz janë thjesht të zemëruar që po bëhet kjo”, tha Thorsten Groger, negociatori kryesor i IG Metall, sindikatës më të madhe të punëtorëve në Gjermani.
Groger njoftoi se “greva paralajmëruese” do të zhvillohen përpara datës 9 dhjetor, përpara raundit të ardhshëm të negociatave me menaxhmentin për shkurtimet e kostove, dhe kërcënoi me veprime shumë më të gjera nëse bisedimet nuk shkojnë mirë. “Ekziston mundësia e një greve industriale në shkallë të gjerë. Ne jemi të përgatitur për këtë”, tha ai.
Këto sfida vijnë në një kohë kur qeveria gjermane nuk është në gjendje të veprojë pas rrëzimit të koalicionit qeverisës me tre parti në fillim të këtij muaji, shkruan politico.
Mund të kalojnë disa muaj para se Gjermania të ketë një qeveri të re, pasi negociatat midis partive mund të zgjasin deri pas zgjedhjeve të 23 shkurtit. Edhe atëherë, freni kushtetues i borxhit të vendit, i cili kufizon shpenzimet, ka gjasa të kufizojë fuqinë vepruese të koalicionit të ri.
Në Gjermani, nuk ka shumë simbol më të fuqishëm të vështirësive ekonomike të vendit sesa rënia e VW-së. Mes rënies së fitimeve, shitjeve të pandryshuara në Evropë dhe një kolapsi në tregun kryesor në Kinë, prodhuesi i automjeteve njoftoi në fund të muajit të kaluar se po planifikon të mbyllë fabrikat në tokën gjermane.
Investimet e hershme në teknologjinë e veturave elektrike u shoqëruan me vonesa dhe kosto të larta, duke e bërë VW të mbetet prapa rivalëve të saj në Shtetet e Bashkuara, Tesla, dhe kompanisë kineze, BYD.
Nëse presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, zbaton premtimin për të vendosur tarifa mbi importet evropiane, kjo do ta rëndojë më tej situatën tashmë të vështirë për punëtorët në fabrikat gjermane.
Problemet e VW janë një parabolë për industrinë gjermane në përgjithësi, me prodhuesit në të gjithë vendin që po humbasin vende pune. Valët e lajmeve të këqija ekonomike u shtuan këtë javë kur prodhuesi i çelikut, Thyssenkrupp njoftoi se mund të shkurtojë deri në 11 mijë vende pune deri në vitin 2030.
Por, problemet në sektorin e automobilave do të godasin rëndë Gjermaninë. Industria përfaqëson 11 për qind të vendeve të punës në prodhim në Gjermani, duke përfshirë jo vetëm markat e veturave, por edhe furnizuesit e tyre.
Bosch ka njoftuar shkurtimin e 3500 vendeve pune; ZF Friedrichshafen po konsideron largimin e të paktën 12 mijë punëtorëve deri në vitin 2030; dhe Continental synon të shkurtojë 5500 pozicione në mbarë botën.
Ngërçi i Gjermanisë po dobëson Evropën në një kohë kur Franca, ekonomia e dytë më e madhe në Bashkimin Evropian, po përballet me trazira gjithnjë e më të mëdha. Atje, figura e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, po kërcënon të rrëzojë qeverinë e brishtë të vendit duke votuar kundër buxhetit të kryeministrit, Michel Barnier – një lëvizje që do të trazonte tregjet financiare.
Në Gjermani, kombinimi i lajmeve të zymta ekonomike dhe paralizës politike po nxit zemërim përpara zgjedhjeve të parakohshme të planifikuara për 23 shkurt. Ky zemërim pritet të godasë veçanërisht Partinë Socialdemokrate (SPD) të kancelarit, Olaf Scholz, mbështetësja tradicionale e punëtorëve, e cila tashmë po përballet me rezultate të dobëta në sondazhe.
Saksonia e Ulët, ku ndodhet selia e VW-së, mbetet një bastion i SPD-së, dhe partia është e lidhur ngushtë me prodhuesin e automjeteve. Shteti zotëron 20 për qind të aksioneve në VW, dhe kryeministri i shtetit, politikani i SPD-së, Stephan Weil, është pjesë e bordit të kompanisë.
“Me mbështetjen e shtetit, VW është bërë një kompani e madhe dhe e suksesshme globalisht gjatë 75 viteve të fundit”, tha Weil në një intervistë për të përditshmen gjermane, Suddeutsche Zeitung. Ai shtoi se nuk do të ishte “e mençur të shpërbëhen strukturat e shtrenjta” që janë ndërtuar për prodhimin e veturave elektrike.
Zgjidhjet e propozuara nga Weil janë shumë të njohura: ai dëshiron të rikthejë subvencionet federale për blerjet e automobilave elektrike ose të krijojë stimuj tatimorë për konsumatorët. SPD-ja – së bashku me Të Gjelbrit – kërkon gjithashtu të ringjallë industrinë gjermane me konsum të lartë energjie duke ulur çmimet e energjisë përmes subvencioneve.
Pyetja është nëse këto masa – edhe nëse politikanët bien dakord për to – do të mjaftojnë, duke pasur parasysh problemet e mëdha strukturore me të cilat përballet Gjermania.
Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rritja e proteksionizmit po ndryshojnë në mënyrë thelbësore tregtinë globale që ka shërbyer si bazë për modelin eksportues të Gjermanisë, politikanët gjermanë po përballen me një të vërtetë të pakëndshme: mjetet e zakonshme në dispozicion të tyre mund të mos jenë të mjaftueshme.
“Sfidat janë më të thella dhe më të mëdha nga sa kemi pranuar ndoshta në debatet dhe vendimet politike të viteve të fundit”, tha Ministri i Ekonomisë nga radhët e Të Gjelbërve, Robert Habeck.
Përpara zgjedhjeve, ku partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), po del e dyta në sondazhe, partitë kryesore ka të ngjarë të përballen me një reagim gjithnjë e më të ashpër nga votuesit.
“Çështja se si të zgjidhet situata në Volkswagen është një shembull se si do të zgjidhim problemet e ardhshme të industrisë në tërësi”, tha negociatori kryesor, Groger.
Urgjenca e situatës, shtoi ai, kërkon “veprime konkrete politike” dhe jo “posterë të bukur fushatash zgjedhore”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA
Të posedosh makinë në vendin më të ftohtë në planet ku temperaturat shkojnë minus 70 gradë, si banorët në Yakutia arrijnë të shmangin ngrirjen e automjeteve

Volvo më i shitur në një edicion të ri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit