Së fundmi, ato nxitën thashetheme se kanë ringjallur romancën e tyre dyvjeçare.

Kristen Stewart dhe e dashura e saj, Stella Maxwell, kanë konfirmuar se i kanë dhënë lidhjes së tyre një mundësi tjetër, teksa janë shfaqur duke u puthur në buzë në një jaht, gjatë pushimeve në Itali.


Aktorja e njohur, Stewart, dhe modelja e famshme, Maxwell, që të dyja 29-vjeçare, ishin në shoqëri të miqve të tyre, në bregdetin italian, të mërkurën.

16211434 7260737 image a 2 1563459425501 Kristen Stewart dhe Stella Maxwell (Foto: Backgrid)

Ata u spekuluan për lidhje edhe para pak muajve, teksa u panë në një nga restorantet e Los Angeles, duke darkuar me njëra-tjetrën.

Ndryshe, ndarja e tyre ishte konfirmuar në muajin dhjetor të vitit 2018, gjersa dyshja i kishin thënë fund lidhjes së tyre të dashurisë pas dy vjetëve. /Telegrafi/

16211430 7260737 image a 4 1563459430997 Kristen Stewart dhe Stella Maxwell (Foto: Backgrid)