LAJMI I FUNDIT:

Krim i rëndë në Shkodër, vëllai vret motrën që kishte ardhur nga Gjermania tre ditë më parë

Krim i rëndë në Shkodër, vëllai vret motrën që kishte ardhur nga Gjermania tre ditë më parë

Diana Vuka, 58 vjeçe u gjet e pajetë orët e vona të kësaj të diele në shtëpinë ku banonte, në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.

Viktima dyshohet se ishte vrarë rreth 3 ditë më parë dhe autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është vëllai i saj, Fabian Vuka, 55 vjeç, i cili u arrestua nga policia.

Shefi i Komisariatit të Shkodër Paulin Çupi ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Autori, Fabian Vukaj dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin.


Sakaq, Diana Vukaj kishte tre ditë që kishte ardhur nga Gjermania. Ajo kishte humbur kontaktet me familjarët prej dy ditësh dhe këta të fundit e kishin denoncnuar në polici. Pas marrjes së denoncimit, policia ka mbërritur në banesë dhe e ka gjetur të vdekur Diana Vukaj, ndërsa kanë bërë arrestimin e vëllait të saj si autor të dyshuar.

“Rreth orës 22:30 sonte në sallën operative është marrë një telefonatë që shtetasja Diana Vukaj ka dy ditë që ka humbur kontaktet me njerëzit e saj. Kemi organizuar shërbimet, verifikimi i parë në banesë ku është gjetur e pajetë e moshës rreth 60 vjeç. Menjëherë është ushtruar kontroll dhe në rrethinat pranë është kapur dhe ndaluar vëllai i saj Fabian Vukaj rreth 56 vjeç. Ngjarja është e rëndë. Diana Vukaj është emigrante është kthyer nga Gjermania para tre ditësh. Vrasja është kryer me armë zjarri. Kufoma është brenda në banesë në dhomën e gjumit të saj. Paraprakisht është autor i dyshuar është në kushte depresione në gjendje të alkoolit”, deklaroi shefi i policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori